• |
ide | kryesore

Presidenti i Këshillit Europian: Ende nuk është momenti i duhur për pasaportat e vaksinave

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se ndërsa një “pasaportë vaksine” Covid-19 mund të aplikohet, nuk ishte momenti i duhur për ta bërë këtë. Në një intervistë me “Buitenhof”, ai tha se debati ishte “shumë i rëndësishëm”. Në një letër për Komisionin Europian kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kishte kërkuar  një pasaportë vaksinimi. Por, Mishel tha se pavarësisht marrëveshjes për futjen e një certifikate të tillë në parim, momenti i duhur ende nuk kishte ardhur.

“Nëse futet shumë herët, kjo mund të prodhojë zhgënjim gjigant në Europë dhe jashtë saj”, tha Michel.

I pyetur nëse në të ardhmen, udhëtimi në të gjithë BE-në do të ishte i mundur vetëm për njerëzit që kishin marrë vaksinën, Michel tha se “nuk përjashtoj asgjë”./ATSH



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *