• |
ide | kryesore

Qeveria italiane merr votëbesimin e Dhomës së Ulët, të martën në Senat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Xhuzepe Kontes në Itali kaloi provën e parë të mocionit të mosbesimit në Dhomën e Ulët të parlamentit. Ai mori 321 vota në favor, 259 kundër dhe 27 abstenime.

Procesi i votimit ishte mjaft i gjatë për shkak se secili nga deputetët duhet të deklaronte votën e tij me zë të lartë në tribunë.

Vetë Konte u largua nga salla sapo nisi votimi. Mocioni u iniciua nga vetë Konte pas tërheqjes nga qeveria të ministrave të Italia Viva të Mateo Rencit.

Opozita kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje. Të martën qeveria duhet të marrë edhe votëbesimin e Senatit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *