• |
ide | kryesore

Rod Stewart i jep fund grindjes me Elton John: Unë e dua atë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se Elton John dhe Rod Stewart janë sërish miq.

Dyshja pati një zënkë në vitin 2018 pasi Rod u shpreh se Elton e kishte bërë turneun e tij  për të fituar para, dhe se kjo ishte “e pandershme” dhe se ishte vetëm për “shitjen e biletave”.Por tani në një intervistë, rokeri u shpreh se i ka kërkuar falje këngëtarit për të dhënë një shembull të mirë për tetë fëmijët e tij.“Ne kemi qenë gjithmonë armiq të ashpër, siç e dini, gjatë viteve, por gjithmonë ka qenë në një nivel të humorit. Por para ca kohësh kemi pasur grindjen më të keqe, si një çift i martuar. Ajo vazhdoi shumë gjatë. Ne jemi përsëri shokë tani. Unë e dua atë”, u shpreh Rod.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *