• |
ide | kryesore

Rriten temperaturat/ Pas acarit rikthehen reshjet e shiut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i acartë që ka mbërthyer vendin tonë prej ditësh do të vijojë dhe këtë fillim jave, ku temperaturat sot kanë shënuar edhe -12 gradë.

Por temperaturat fillojnë rriten gradualisht duke filluar nga nesër, 19 janar, në mesditë, por rritje të ndjeshme sjell e mërkura dhe e enjtja duke ngjitur termometrin në vlera tipike të janarit. Mesi i javës sjell rritje temperaturash, por edhe vranësira.

E enjtja dhe fundjava sjellin reshje në vend. Kryesisht shi dhe pak dëborë. Temperaturat sot janë -12 dhe 6 gradë, ndërsa pas të enjtes do jenë -4 deri në 12 apo 13 gradë. Reshjet do jenë mesatare dhe lokalisht intensive. Do jenë 2-3 ditë me reshje të bollshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *