• |
ide | kryesore

Rruga Orikum-Vlorë e shkatërruar, “Salillari” ka marrë 13.7 mln euro për mirëmbajtjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër aks rrugor në jug të vendit që mirëmbahet nga kompania ‘Salillari’, Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij.

Ndërsa duket se kjo rrugë rrezikon të ketë të njëjtin fat me atë të Borshit dhe disa rrugëve të tjera, banorët shprehin ankesa.

“E vetmja masë që është marrë janë këto konë sinjalistike. Është një rrugë shumë me rrezik”- thonë banorët.

Më 1 janar të vitit 2017 kompania ‘Salillari’ firmosi kontratë 5 vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e 1300 kilometrave akse rrugore.

Vetëm për rrugën Vlorë-Gjirokastër me gjatësi 350 kilometra ka marrë 13.7 milionë euro, por situata e rrugës tregon se ‘Salillari’ vazhdon të mos i përmbushë detyrimet, për të cilat është paguar miliona euro.



5 Comments

  1. Sa per sqarim.
    Salillari nuk eshte ndertuesi i rruges, por vetem MIREMBAJTESI. ( mos me keqkuptoni , nuk dua te mbroj asnje ndertuas , aq me keq Salilarin) .
    Nese rreshqitet ne rruge jane pasoje e ndertimit te keq te saj , kjo nk do te thote se fajin e ka ai qe nuk po e miremban. I kam pare videot per kete rruge dhe duket qarte qe rreshqitja e tokes , si pasoje dhe e rruges, shtrihet deri ne te pakten 8-10 m poshte rruges. Problemet e struktures se rruges nuk rregullohen nga MIREMBAJTESI !!!!! .
    Perse asnje njeri nuk e permend emrin e ndertuesit te rruges qe u ndertua ne 2011 ?
    Eshte njesoj sikur te fajsohet ‘mirembajtesi’ i nje pallati ( suvatime, lyerje, elektricitet, etj ) kur fajin e kane themelet e pallatit.
    Dhe nje here nuk dua te mbroj Salillarin , por nuk do ishim objektive nese nuk e shohim te gjitha anet e kesaj ceshtje.

    1. Sa per sqarim ti ??? i ores 15:34, e thua vete qe eshte ndertuar ne 2011…
      Pra paska mbajtur 10 vjet!!! Sa duhet te mbaje 100 vjet? Po te ishte keshtu pse i mori 13 milione, kot?
      Pra Salillari bashke me drogaxhiun KM i kane futur ne xhep parate dhe nuk e mirembajne rrugen

  2. Rruget e shqiperise si rruge lufte, por asnje qeveritar nuk flet , pasi mjafton ti japin tenderin. Edhe vet autoriteti rrugor dhe ministria nuk e dine se sa kontrata mirembajtjesh kane, mjafton ti vij fatura qe ta firmosin. Keta pisa bashke me ate qe ndertojne dhe mirembajne pa kriter jane per burg.

  3. Nese ka marre 13.7 ml euro miku i Edi Rames,per mirembajtje ?
    Cfare nenkupton sipas teje mavi mirembantja dhe pse gjithe kjo shume,katastrofale ?
    Po ky plehraxhiu ndertues eshte nje mi halesh qe punon parate e vjedhura nga qeveritaret e kesaj republike alla mafia !
    Mirembajtja,ka fiks forcimin e mureve mbajtese,argjinaturave,urave dhe shembjeve nga lartesite te dherave !
    13.7 ml euro ka marre o te mjere i takon te beje 14 klm autostrade ne Gjermani !
    Ketu,zerat jane shumezuar me 5 dhe kuptohet se ku kane shkuar dhe ku shkojne taksat tona !I duan per vjedhje/blerje votash.
    Nese do kishte drejtesi ne kete vend,do te thirrej ky mi,do dilnin me radhe bastardet e qeverise qe kane marre e kane bashkepunuar me kete oligark !
    Pse nuk i kerkon qeveria e hajdutit edvin llogari,Salillarit ?
    Nuk ka shans,biles po llogarisnin fondin edhe 1.6 ml euro t’ja jepnin ketij legeni,ne fakt i ndajne bashke 40 % merr rilindja dhe kuptohet se me çfare ndertohet gjeja ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *