• |
ide | kryesore

Tabaku: Rama e Veliaj me projekte 3D, Basha ndërtoi 48 kopshte, shkolla e çerdhe në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Jorida Tabaku publikoi në “Facebook” një grafik, me anë të së cilës tregon punën e kryer në krye të Bashkisë së Tiranës nga Basha.


Tabaku shprehet se Basha në vitet 2011-2015 ndërtoi dhe rehabilitoi 48 kopshte, shkolla e çerdhe.


Ajo shton se Rama dhe Veliaj nuk bëjnë projekte reale, por vetëm projekte 3D. Tabaku vlerëson se ka ardhur koha që të ndryshojmë.


Postimi i ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku:

Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.

Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.

Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion. Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.

Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.

Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinë si këto që po ikin!

3 Comments

  1. Jorida duket serioze, dhe politikane me prespektive. Por te flasesh per kete teme, keqperdoresh. Luli deshtoi si kryetar bashkie.
    Mbase ska pas fonde, gjysmen e mandatit e kaloi me Ramen Kryeminister, mund te jete ndjere i bllokuar por nuk u shfaq, humbi.
    Kjo eshte e verteta.

    1. miku im , Luli nuk bente inagurime ne tv , po sbesove futu te rrugicat e vjetra te tironcve dhe do ta shofesh punen e Lulit sa kohe ishte kryetar bashkie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu