Jorida Tabaku publikoi në “Facebook” një grafik, me anë të së cilës tregon punën e kryer në krye të Bashkisë së Tiranës nga Basha.
Tabaku shprehet se Basha në vitet 2011-2015 ndërtoi dhe rehabilitoi 48 kopshte, shkolla e çerdhe.
Ajo shton se Rama dhe Veliaj nuk bëjnë projekte reale, por vetëm projekte 3D. Tabaku vlerëson se ka ardhur koha që të ndryshojmë.
Postimi i ish-deputetes së PD-së Jorida Tabaku:
Gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha u ndërtuan e rehabilituan 48 kopshte, shkolla e çerdhe.
Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”.
Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion. Shkollat, kopshtet apo çerdhet janë aty ndërsa dokumentacionet në bashkinë e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë dëshmitarët e të gjithë investimeve tona në bashkinë e drejtuar nga Basha.
Ky i Ramës dhe i Veliajt është shteti i FB dhe i projekteve në 3D. Është modeli i qeverisjes duke hedhur baltë mbi kundershtarin sepse kjo është alternativa e fundit mbetur pas 8 vitesh deshtime në çdo fushë.
Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë drejt rrugës së suksesit dhe standardeve të larta të jetesës.
Qeveria jonë do të kujdeset për të ardhurat e qytetarëve, jo për per te trefishuar pasurinë si këto që po ikin!
Jorida duket serioze, dhe politikane me prespektive. Por te flasesh per kete teme, keqperdoresh. Luli deshtoi si kryetar bashkie.
Mbase ska pas fonde, gjysmen e mandatit e kaloi me Ramen Kryeminister, mund te jete ndjere i bllokuar por nuk u shfaq, humbi.
Kjo eshte e verteta.
miku im , Luli nuk bente inagurime ne tv , po sbesove futu te rrugicat e vjetra te tironcve dhe do ta shofesh punen e Lulit sa kohe ishte kryetar bashkie
48? Jo mi goc jo, 71 ka bere
?♂️?♂️?♂️