• |
ide | kryesore

Theo pozitiv me Covid, e fejuara e tij Zoe viktimë e ofendimeve të milanistëve: “E infektove ti”

-Instant, Sport

“Përshëndetje miq … Rezultova pozitiv ndaj Covid 19 dhe megjithëse ndihem mirë e mund të vazhdoj të punoj individualisht, më duhet të pres për tu kthyer në stërvitje me shokët e mi të skuadrës.” Theo Hernandez nuk do të marrë pjesë në transfertën e Milanit në Cagliari, një problem jo i vogël për Stefano Pioli dhe për tifozët e kuqezinjve, disa prej të cilëve reaguan në mënyrën më të keqe, duke akuzuar Zoe Cristofolin, partneren e bukur të mbrojtësit kuqezi, se e ka infektuar ajo.



Faqja e saj në Instagram është pushtuar nga komente fyese e vulgare. Influencuesja e re iu përgjigj në të njëjtën mënyrë atyre që e akuzuan, ndërsa Theo shkroi: “Le të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë rregullat … Faleminderit për të gjitha mesazhet e dashurisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu