• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestohet drejtuesi i automjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është edhe shoferi i automjetit që aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë. Shoferi Alban Guri, i cili përplasi vogëlushen ka qenë në gjendje të dehur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.


Vajza doli nga shtëpia bashkë me një fëmijë tjeter, i cili arriti të kalonte në anën tjetër të rrugës. Goditja e vogëlushes nga automjeti tip “Nisan”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi, ishte fatale për te. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


3 Comments

  1. Nje zgjidhje do ishte te vendoseshin pengesa pak te ngritura ose “gunga rruge” si i thone, qe te ulet shpejtesia. Cfare mund te besh tjeter ?! … Ngushellime familjes!

    1. Mund te behet qe te ndertohen trotuare, mos te dile direkt nga shpia ne rruge.
      Banesa nga ka dale e mitura eshte jasht cdo lloj kriteri Urbanistik (si te gjitha banesat ne ate zone, gje dhe zapto toke) dhe eshte ndertuar mbi trotuar.
      Ketu nuk eshte vetem fali i shoferit…

      1. E drejte, po rrugicat ne pergjithsi jane te ngushta dhe nuk ka vend per trotuare. Sa per rremujen ndertimore jam dakort dhe keto jane pasojat tragjike te kesaj masakre urbanistike ne Tirane e qytete te tjera. Futu njehere tek tregu çam ne qender ku makinat ecin ne ato rrugica te ngushta, skandal.

        Gjithashtu fut ketu edhe shoferet qe ecin me shpejtesi ne ato rrugica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu