• |
ide | kryesore

Video/ Vidal puth stemën e Juventus para ndeshjes, pastaj i shënon gol: tifozët e Inter të tërbuar

-Instant, Sport, Video



Inter-Juventus ishte një mundësi për tu përshëndetur mes shokëve të vjetër të skuadrës, por tifozët zikaltër nuk mund ta pranojnë atë që bëri Arturo Vidal përpara ndeshjes dhe këtë nuk e fshin as goli i shënuar nga kiliani, që i hapi rrugë fitores 2-0 të të besuarve të Contes. Kanë krijuar debate të ashpra imazhet që portretizuan përqafimin mes Vidal dhe Chiellinit. Kiliani, që për katër sezone ka luajtur me bardhezinjtë (2011 në 2015), e përshëndeti mbrojtësin me një dashuri të veçantë dhe më pas puthi stemën e Juventusit, duke shkaktuar kritikat e menjëhershme të tifozëve të Inter në rrjetet sociale.

PAS NDESHJES: “I LUMTUR”

Vidal ka përsëritur shpesh fjalën “i lumtur”, duke komentuar 2-0 ndaj Juventus: “Treguam se jemi gati të luftojmë për kampionatin kundër ekipit më të fortë në Itali. Ky sukses na jep besim për të luftuar për fitoren e kampionatit, me të vërtetë mendojmë se mund ti shkojmë deri në fund. Jam i lumtur, vërtet i lumtur “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *