Mbi 360 mjekë dhe infermierë kanë injektuar dozën e parë të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 në qendrën e Vaksinimit “Air Albania”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar vijimin e vaksinimit për stafin mjekësor, të cilët punojnë në spitalet COVID. Edhe ditën e sotme procesi i vaksinimit do të vijojë, ndërsa ende nuk është bërë me dije se kur vaksinimi do aplikohet tek grupmoshat e treta.
Sakaq brenda muajit janar, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se do mbërrijnë në Shqipëri mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara sipas kontratës me Pfizer.
Me shendet, mire e bete, bravo! Tani mos i kerkoni te tjereve ta bejne, juve vete rate rehat te pakten.
Po te tjeret, ata qe paguajne taksat duke vene veten ne rrezik,kur do ta bejne? Me 10 mije persona as kuksi nuk e ben dot i gjithi!
Nga 60 mjeke cdo dite, ë????
Rekord ne Evrope besoj…..
Dje sikur ishin 369. Paskan hyre ne uje