• |
ide | kryesore

Aksident apo vrasje/ Kreu i policisë kriminale: Eshtrat në makinën e italianit u panë të nesërmen

Arkiva, Lajme, Të fundit



A ishte aksident apo vrasje? Çfarë ndodhi me biznesmenin italian Davide Pecorelli në malësinë e Pukës? Mbi këto pyetje dha pak detaje kreu i policisë kriminale Tonin Vocaj.

“A ishte aksident? Ne jemi duke hetuar për këtë çështje. Ka mundësi reale që kjo ngjarje të jetë aksidentale. Nuk kemi hequr dorë edhe nga pistat e tjera siç mund të jetë një ngjarje kriminale. Për ta përcaktuar se cilës ngjarjeje jemi.

Është ekspertiza piroteknike që do të hedhë më shumë dritë për shkaqet e zjarrit në makinë. Ne kemi marrë disa nga ekspertët më të mirë të kësaj fushe” – tha Vocaj në emisionin Open. Ai u mundua të hedhë poshtë edhe kritikat e shumta që i janë bërë policisë ditët e fundit për mungesë transparence.

“Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e duhur nga policia dhe prokuroria e Pukës. Për hetimin e saj janë angazhuar ekspertët më të mirë që ka vendi. Edhe unë bashkë me drejtues kriminalistike kemi shkuar në Pukë për të parë dosjen. Mund të ketë aludime me mungesën e transparencës. Policia e ka dhënë njoftimin për një makinë të djegur.

Ne akoma nuk kemi një përfundim zyrtar që këto janë eshtra humane dhe aq më tepër që të jenë të një personi. Ne e kemi referuar çështjen në prokurori. Policia nuk e ka prishur vendin e ngjarjes. Në këtë rast ka ndërhyrë edhe zjarrfikësja dhe ajo ka prishur prova.

E vërtetë është që atë natë nuk janë parë mbetjet kockore brenda në makinë dhe vetëm të nesërmen ato janë vënë re. Atëherë është kërkuar një ekspert nga Tirana” – u justifikua Vocaj. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *