• |
ide | kryesore

Aksident në Kavajë, plagoset i moshuari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 83-vjeçar është plagosur pasditen e sotme pasi duke drejtuar motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë në fshatin Bogovë të Kavajës.

S. M. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin motorin ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *