• |
ide | kryesore

Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi në Kukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një fëmijë është aksidentuar sot nga një makinë në Kukës, ndërsa pas ngjarjes shoferi është larguar. Aksidenti ndodhi sot në aksin rrugor Kukës-Nangë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i mituri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe se tashmë është kthyer në banesë.

Ndërkohë, pasi hetimeve, është bërë e mundur arrestimi i shtetasit me inicialet M. O., 38 vjeç, që drejtonte mjetin “Volkswagen”, që aksidentoi të miturin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *