• |
ide | kryesore

Erdogan paralajmëron reforma rrënjësore mbi ekonominë dhe ligjet

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se do të prezantohen më shumë “reforma rrënjësore” mbi ekonominë dhe ligjet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur përmes video-lidhjes në kongreset provinciale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), presidenti Erdoğan tha: “Kur të vijë koha e duhur, ne do të ndajmë punën që kemi kryer për reforma shumë më rrënjësore me kombin tonë”.

Zyrtarët turq njoftuan vazhdimisht se Turqia do të zbatojë me vendosmëri reformat që do ta bëjnë të ardhmen të parashikueshme për investitorët.

Duke përsëritur se Turqia do të përmbushë qëllimet e saj të vitit 2023 nën udhëheqjen e qeverisë së tij, Erdoğan tha se do të zbatohet më shumë projekte tjera.

“Kriza COVID-19 ka shfaqur fuqinë e infrastrukturës sonë shëndetësore, tërmetet kanë treguar fuqinë e infrastrukturës sonë të përballimit me katastrofat, ndërsa masat kundër pandemisë kanë treguar fuqinë e infrastrukturave tona të prodhimit, furnizimit dhe teknologjisë arsimore”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *