• |
ide | kryesore

FIFA jep aprovimin për Çinarin: sulmuesi gati për derbin, Partizani siguron lejen

-Instant, F1, Sport



Mes paqartësive të situatës në lidhje me Eraldo Cinarin, pas dënimit për skualifikimin për 4 muaj të lojtarit, si rrjedhojë e cështjes që përfundoi në CAS, FIFA jep lejen që sulmuesi mund të aktivizohet rregullisht me të kuqtë, duke filluar nga… derbi.

Pas fitores në CAS të Partizanit, për zhbllokimin e merkatos, pritej edhe clirimi i shkodranit nga dënimi dhe gjoba prej 80 mijë euro në ngarkim të tij dhe klubit. E kështu, sipas asaj që bën të ditur Partizani, “pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm”.

Partizani e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare, duke lajmëruar kështu kthimin në dispozicion të një pedine të rëndësishm për teknikun Daja që gjithnjë e ka shprehur vlerësimin e tij për Cinarin, pavarësisht se nuk ka mundur ta rreshtojë asnjëherë në fushë. Tani sulmuesi mund të jetë në dispozicion që në derbin e nesërm me Tiranën dhe për të kuqtë është sigurisht si një përforcim i janarit…

NJOFTIM
FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *