• |
ide | kryesore

Futbollistet femra më agresive se meshkujt: 16 ndeshje pezullim për dy lojtare nga Disiplina

-Instant, Sport



Vetëm një lojtar në pesë takimet e fundit të Superiores ka qenë objekt i Komisionit të Disiplinës në FSHF. Ardit Deliu i Lacit është dënuar me dy ndeshje skualifikim nga Disiplinori, për protesta të ekzagjeruara ndaj vendimit të arbitrit të takimit me Apoloninë.

Problemet kanë ardhur nga futbolli i femrave, aty ku parashikohet gjithnjë etika dhe buonsensi. E megjithatë duket se nuk ka qenë kështu, duke parë se për dy prej lojtareve është aplikuar dënimi i një totali prej 16 javësh. Konkretisht, lojtarja e Tirana Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive është skualifikuar për 12 takime, ndërsa ajo e Skënderbeu Femra, Verije Binjaku, nuk do të zbresë në fushë për 4 ndeshje, për të njëjtin motivacion.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

1. Lojtari i KF Laçi, Ardit Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Turbina U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

3. Lojtari i KF Tirana U-21, Ergi Brahja, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/e dhe 47/4 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtarja e Tirana Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Juban Danja – Femra, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Lojtarja e Skënderbeu – Femra, Verije Binjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Enton Nova, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *