• |
ide | kryesore

Hailey Bieber sqaron thashethemet e shtatëzanisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin dhe Hailey Bieber janë dhe do jenë gjithë shumë të komentuar. Dhe po ashtu, të gjithë jemi të vetëdijshëm se pas martesës me modelen amerikane, këngëtari është bërë një djalë i mbarë, që qëndron larg skandaleve.
Madje kohët e fundit ai na ka habitur të gjithëve me këngët e reja ku shfaqet tejet nostalgjik, duke na njohur me realitetin e famës në adoleshencën e tij dhe pasojat e të qenurit në qendër të vëmendjes kur je ende fëmijë.

Justin dhe Hailey janë përfolur kohët e fundit se po presin fëmijën e tyre të parë. Ishte modelja ajo që mohoi zërat në një status, ku shprehej se mediat duhet të ndalojnë së shkruari gjëra të pavërteta.

Në misionin “The Ellen DeGeneres Show”, Justin ia ka lënë Hailey-t topin në fushën e saj për çështjen e fëmijëve. Justin ka treguar se ai dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë, sigurisht me aq mundësi sa do të ketë Hailey për t’i sjellë në jetë.
“Unë do të kem aq fëmijë sa Hailey do të jetë e gatshme t’i sjellë në jetë. Unë vetë do të doja të kisha një klan të vogël. Është trupi i saj dhe ajo bën çfarëdo që dëshiron”, ka thënë Justin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *