• |
ide | kryesore

Haradinaj i përgjigjet Vuçiç-it rreth Shqipërisë së Madhe: Mos u bëni nervoz, Kosova po kërkon atë që i takon

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i AAK Ramush Haradinaj i përgjigjet presidentit serb Aleksandër Vuçiç pas replikave për Shqipërinë e Madhe.

“Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, u shpreh Vuçiç, i cili shtoi se Haradinaj është një njeri që po lutet të jetë kryeministri i ri i Kosovës dhe se, nëse ai e arrin atë me ndihmën e votave të Vetëvendosjes, mund të lindë një situatë shumë e pafavorshme në të cilën do të përpiqen për bashkimin me Shqipërinë.

Harandinaj iu përgjigj Vuçiçit duke thënë se për sa kohë plani për “Shqipërinë e Madhe” i duket i rrezikshëm Serbisë, atëherë është në rrugën e duhur. Ai ironizon se Vuçiç nuk duhet të bëhet nervoz për sa kohë Kosova po kërkon vetëm atë që i takon.

“Për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë!  Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon. Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB.

Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës. Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!”, shkruan Haradinaj.



4 Comments

  1. kete radhe nuk the gje o Ramush. keto jane deklarata propogandistiko-folkloriko-patriotike

    me perdorim njemuaj e gjysm ditor deri ne zgjedhje.

    Sot armiku me i medh i kosoves dhe Shqiperise eshte K-O-RR-U-P-S-I-O-N-I. dhe te korruptuarit

    qe s’po lene gje pa i bere Shqiperise dhe Kosoves dhe po e gerryejne nga brenda si n jj kancer.

  2. Po or I paemer,ke te drejte sidomos per sa i perket Shqiperise me kryeshkerdhajdutin Rama.Por Ramushi e ka fjalen per 2025 dhe jo per 25 Prillin 2021.
    Dhe JU qe flisni per folklorizma kuptohet jeni kontigjenti i “Njeriut te Ri te brumosur me idealet me te larta te PPSH-se PS-se”.
    Ju modernistet e pordhes,majmunet e sektit PS.Ju qe shkaterruat traditat dhe zakonet tona….Njerez te siperfaqes,pa shtylle kirrizore.

  3. Ideja qe te bashkohet Shqiperia me Kosoven eshte legjitime dhe e drejta e qytetareve shqiptare te dy shteteve qe te vendosin per bashkim. Une mbeshtes bashkimin e shqiptareve ne nje shtet te vetin pavaresisht se ku banojne. Por kjo ide ka nevoje per njerez te ditur e atdhetar e jo per njerez qe e kthejne kete aspirte shekullore ne pazare te vogla qesharake e interesa te çatit zgjedhjore e provinciale. Jam i bindur qe do arrihet nje here pavaresisht ne jetoj une ose jo. Zoti i bekofte shqiptaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *