• |
ide | kryesore

Haziri: Me largimin nga LDK-ja dëmtohet vetëm Vjosa Osmani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, është shprehur se LDK-në e pret përpara një fushatë e vështirë elektorale.

“Çdo proces zgjedhor ka vështirësitë e veta, sfidat dhe problemet që sjell procesi zgjedhor në përgjithësi, por ajo që është vështirësi për LDK-në është të qenit në qeverisje. Pas rezultatit të 6 tetorit pas bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen, që zgjati 50 ditë ne ndërtuam qeverisjen e pakicës me shumë probleme dhe sfida në politikë”, tha Haziri.

Shumë e kanë kritikuar këtë lëvizje të LDK-së si të pamoralshme, por Haziri nuk e mendon kështu. “Ne nuk kishim alternativë tjetër dhe qeverisja e zotit Hoti është ndërtuar si opsion i vetëm meqenëse ne si forcë e dytë e dalë nga zgjedhjet duhet të ndërtonim qeverinë”, thotë Haziri.

Haziri foli edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja, duke thënë se është humbje e madhe për të dhe jo për partinë.

“Do dëmtohet vetë zonja Osmani në kontekstin e gjatë politik dhe jo LDK-ja, se ajo do vazhdojë të jetë në politikë.”



1 Comment

  1. Votimi do tregoje ne ka te drejte Haziri apo gabon. Partite politike ne Kosove nuk jane parti ideologjike jane parti pragmatiste, keto parti jane ne gjendje te bejne marveshje nga ma te çuditshmet, te ta idividi ne parti ka shume fuqi per te mbrojtur interesat e veta e sa per elektoriatin nuk i behet vone, keshtu qe nje individ mund te jete i suksesshem edhe kur ndron shume parti per shume arsye. Shpresoj qe kjo qasje morale te ndryshoje ne keta zgjedhje e ketu fjalen e ka sovrani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *