• |
ide | kryesore

Inagurimi i Biden, SHBA ndërpren linjën telefonike të konsullatës ruse në New York

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ndërprerë lidhjen telefonike konsullatës ruse në New York. Kjo u njoftua nga konsullata ruse përmes një postimi në llogarinë zyrtare në Twitter. Sipas tyre, të gjitha lidhjet telefonike u ndërprenë ndërsa deklaron se ata herë pas here kanë probleme edhe me lidhjen e internetit.

“Që nga 18 janari i këtij viti pala amerikane ka shkëputur plotësisht të gjitha linjat telefonike të Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Neë York, në mënyrë periodike ka ndërprerje edhe të Internetit”, shkruan në njoftimin e konsullatës ruse.

SHBA-ja është në momentet e fundit të përgatitjeve për inaugurimin e Joe Bidenit, si president i 46-të i SHBA-së.

Ditën e sotme, dy figura nga radhët e demokratëve, Hilary Clinton dhe Nancy Pelosi kanë kërkuar që Kongresi Amerikan të hetojë lidhjet e presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump, me presidentin rus, Vladimir Putin, pas trazirave të 6 janarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *