• |
ide | kryesore

Kartoni i parë në karrierë me Barcelonën i kushton dy ndeshje Messit

-Instant, Sport



Dy ndeshje skualifikim për Lionel Messi për grushtin e dhënë në një kontrast loje ndaj Villalibre, në finalen e Superkupës së Spanjës mes Barcelona e Athletic Bilbaos. Për fantazistin argjentinas ky ishte kartoni i parë i kuq me fanellën e Barças. Një rekord negativ që dëshmon për momentin e keq që po përjetojnë vetë Barcelona dhe Messi të cilët, në fillim të sezonit, ishin në qendër të zërave të merkatos për një lamtumirë të mundshme nga fanella që, në jetën e tij profesionale, aq shumë e donte.

Argjentinasi do të humbasë kështu sfidën kundër Cornellá në Kupën e Mbretit, në program të enjten në mbrëmje, e ndeshjen e La Liga kundër Elche të dielën pasdite.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *