• |
ide | kryesore

Lëviznin pa maska, 473 qytetarë gjobiten nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka gjobitur 473 qytetarë pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, si dhe 12 shtetas që lëviznin gjatë orarit të ndaluar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili”, tha policia.



1 Comment

  1. Forca se po pret Dubai , eshte merzitur pa klientet e pasur te albanistanit. U bene dite

    qe kane ikur. Nuk eshte keq 14 200 .000 leke te qytetareve i thone 14 bifteke ne Dubai.

    Nje popull qe punon per disa maznike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *