• |
ide | kryesore

Masa të larta sigurie në prag të inaugurimit të Biden në SHBA

-Instant, Lajme, Planet



Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se po marrin të gjitha masat paraprake gjatë inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm. Sipas tyre në kontrollin e sigurës të mërkurën në Kapitol të SHBA janë përfshirë nga FBI-ja të 25 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare të dislokuar në Uashington për ceremoninë.

Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojne se presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të prishin ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e zotit Biden. Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të pashembullta të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

Siguria është më në qendër se zakonisht, ndërsa inaugurimi vjen dy javë pasi mijëra mbështetës të zotit Trump sulmuan Kapitolin pasi ai i nxiti ata të marshonin drejt ndërtesës, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e zotit Biden. Zona e afërt përreth Kapitolit, ku zoti Biden dhe zonja Harris do të bëjnë betimin, është kthyer praktikisht në një fortesë të blinduar.

Pjesa më e madhe e kremtimit të inaugurimit të zotit Biden do të zhvillohet virtualisht, me grupe dhe banda muzikore që do të interpretojnë nga të 50 shtetet e SHBA-së.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *