• |
ide | kryesore

Meta për rrugën Vlorë- Orikum: Aty ku s’ka transparencë, ka paligjshmëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta është ndalur sërish tek debati për rrugën Vlorë- Orikum. Presidenti theksoi se çdo projekt duhet respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta risolli në vëmendje shqetësimin e banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, duke shtuar se autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta me rrugën në fjalë.

Sipas Metës, aty ku nuk ka transparencë, ka gjithmonë paligjshmëri.

“Ju përgjigja me shumë përgjegjësi kërkesës së banorëve të Radhimës, Orikumit, Tragjasit dhe Dukatit, për t’u takuar e biseduar hapur me ta lidhur me projektet infrastrukturore të parashikuara të realizohen në zonën Vlorë-Orikum. 

Më njohën me shqetësimin e drejtë se deri tani asnjë autoritet shtetëror, qendror apo vendor, nuk është konsultuar me ta, aq më tepër t’i ketë dëgjuar propozimet për zhvillimin e pronave të tyre dhe të zonës në tërësi, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe turistik.
Çdo zë banori, çdo vërejtje apo sugjerim, duhet të dëgjohet, të mbahet shënim dhe të vlerësohet. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm të zonave bregdetare, nëse nuk respektohet e drejta e pronës.
Kjo është detyrë primare për Qeverinë edhe në hartimin e implementimin e projektit të “Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)”. 

Çdo projekt duhet të jetë i mirëmenduar dhe të respektojë të drejtat themelore kushtetuese të banorëve dhe pronarëve.
Fatkeqësisht, klientelizmi dhe neglizhenca ndaj interesave të banorëve, kanë sjellë shkelje të parimeve të barazisë përpara ligjit, cenim të të drejtave legjitime dhe të drejtën e tyre për një proces të rregullt ligjor.
ATY KU NUK KA TRANSPARENCË, KA GJITHMONË PALIGJSHMËRI! ??”, shkruan Meta.



3 Comments

  1. Rames i intereson rruga Orikum Palase ku jane ndertuar vilat e Sajmir Manes e te tijat per te tjerat se ruan fare.

  2. Lulzim Basha po përpiqet të bëjë pikërisht këtë gjë.

    Duke ricikluar një brez politikanësh që erdhën në politikë si violina të dyta mes 2005-2013, që në tetë vitet e tjera u shembën me humbje njëra pas tjetrës, e që tani për një arsye të mbinatyrshme janë shndërruar në fitues të lindur.

    Shqipëria ka në total 12 qarqe. Krishti kishte edhe ai 12 dishepuj. Vetëm se Basha nuk është Krishti. Shumë më tepër, ai është Juda që ka tradhëtuar opozitën dhe ata që kanë besuar e besojnë ende tek Partia Demokratike. Ndaj, kjo është më shumë një histori e Judës, me 12 dishepujt e tij, një lloj historie e kthyer përmbys, ku në darkën e fundit të Da Vinçit mungon pikërisht protagonist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *