• |
ide | kryesore

Navalny kthehet në burg, apel qytetarëve: Dilni në protesta

-Instant, Lajme, Planet



Për të paktën 30 ditë kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny do të qëndrojë në qeli nën akuzën e shkeljes së kushteve të një dënimi me burg të pezulluar.

Vendimi, që vjen një ditë pasi Navalny u kthye në Rusi nga Gjermania, ku u mjekua pas helmimit me agjent nervor, ka gjasa të jetë një prelud i një dënimi të gjatë. Ndërkohë, shërbimi i burgjeve në Moskë aplikoi për konvertimin në kohë burgu të dënimit të pezulluar në dëm të Navalny-t, për akuzën e pvërvetësimit.

Vetë kritiku i Kremlinit, i cili përballet edhe me tre çështje të tjera penale, u bëri thirrje qytetarëve rusë që të dalin në protestë. Thirrjen e tij ai e bëri në një video të xhiruar pas vendimit të gjykatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *