• |
ide | kryesore

Pasi i shpëtoi dënimit, Rama kthen Valdrin Pjetrin të bëjë fushatë në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dhjetor të vitit të shkuar gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019. Ai u akuzua për fshehjen e një dënimi në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Me zbulimin e këtij dënimi ai nuk arriti as të kryente betimin e tij si kryebashkiak. Tashmë Rama ka vendosur ta rikthejë sërish në politikën aktive. Pjetri është caktuar drejtues teknik i shtabit elektoral të qarkut të Elbasanit. Ai është parë në takimin organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit Peqin, sekretariatin dhe shtabin elektoral.

Partia Demokratike e akuzoi kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin. Nga tërheqja e Pjetrit vendi iu la Voltana Ademit, e cila po drejton ende Shkodrën. ©LAPSI.al

U largua me bujë nga Bashkia e Shkodrës, PS i beson drejtimin e qarkut të  rëndësishëm Valdrin Pjetrit – gazeta.mk



3 Comments

  1. hahahahahaaaaaaaaaaaaaaa………………..shqipria do behet , mos u merzisni pak kohe duhet rreth 100 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *