• |
ide | kryesore

Rama: Në mandatin e tretë nuk do të ketë ulje dhe as rritje taksash për biznesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama deklaroi se nëse qeveria e tij fiton një mandat të tretë nuk do të ketë as ulje dhe as rritje taksash për biznesin e vogël dhe të madh.

Në një konferencë për mediat me temë ‘Ekonomia në fokus’, kreu i qeverisë theksoi se do të vijohet me ngritjen e hapësirave mes administratës dhe qytetarëve, që është marrëdhënia online, për të shmangur abuzimet.

“Nga një punë krahu në kuptimin ‘hidhu rrugëve dhe përdor forcën’ do të kalohet në një punë inteligjente, e bazuar tek truri inteligjent i gjithë sistemit të kompjuterizuar që do të japë të dhëna për çdo individ që bën biznes në Shqipëri. Kjo nuk është ëndërr, por është një punë që ka filluar. Sot që flasim ka filluar me marrëdhëniet biznes-qeveri. Në dy faza të tjera do të hyhet në marrëdhëniet biznes-biznes. Është themelore që të kuptohet se puna për këtë karabina është punë kolosale dhe s’ka të tjera forca që e bëjnë dot këtë punë dhe që ta çojnë këtë deri në fund. Ne kemi qenë shumë të qartë që ditën e parë dhe s’mund të na e vërë kush para syve se; kush fiton më pak paguan më pak. Nga pjesa më e goditur e atyre që vetëpunësohen dhe krijojnë punë për të tjetër, është pjesa më e privilegjuar që i bën qeveria, zero taksë për tatim-fitimin. Ia kemi rritur pjesës tjetër. Në mandatin e tre nuk ka më as rritje, as ulje. S’kemi ça ulim më për biznesin e vogël, taksën mbi fitimin dhe për biznesin e madh do të vazhdojmë që të jemi në të njëjtin pozicion dhe do t’i krijojmë hapësirë në raport me administratën duke e fiskalizuar dhe duke e kthyer marrëdhënien online.”, tha Rama.



5 Comments

  1. Larg qofte te jesh ti Akoma ne qeveri.

    Biznesin me taksat qe rrite nga energjia tek tatimet proporcionale e cove per lesh.

    Jane larguar nga vendi mbi 400.000 shqipetare vetem prej qeverisjes se shkelqyer pa hajduta tuaj z.Rama

  2. Valle, aq shume mekate kemi bere ne si popull sa zoti na na ndeshkoje edhe me nje

    mandat tjeter te kesaj lukunie hajdutesh qe kane si qellim te vetem varferimin e qytetareve

    dhe ngritjen e lumturise se vet mbi mjerimin e shumices se shqiptareve.

    Si nuk u lodhen duke germuar ne gropen qe po i bejne Shqiperise ?

  3. Me ke e pe moj ndrikull qe u rrit punesimi me ate me xham apo me ate pa xham .I harruat sa Jane larguar nga Shqiperia ne keto 8 vjet ? afrsisht 500000 persona e keta sipas jush jane larguar sepse u rrit punesimi? Pika qe nuk u bije o qener

  4. Ahahaha as vete nuk e beson e kur e thote.Tani erdhi koha qe ta lesh drogen se vajte nje fare moshe dhe nuk te ben mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *