Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, u pyet në lidhje me shqetësimin e mësuesve se paga nuk ishte rritur aq sa ishte deklaruar nga qeveria.
Rama u shpreh se rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, kurse shtoi me ironi se matematika nuk është 7 herë 7 baraz 42.
“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve. Pra nuk është 7 herë 7 bëjnë 42 e kam fjalën”, u shpreh Rama.
Edi Rama vlerësoi po ashtu se në mandatin tjetër, një epokë e re do nisë për biznesin, pasi çdo gjë do të jetë online.
“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm, për të parë deri në fund premtimet e mëdha të individëve dhe shoqërisë nga sistemi. Sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza. Marrëdhënia biznes-shtet ka nisur të hyjë në sistem, marrëdhënia biznes-biznes do hyjë më tej e biznes-konsumator. Është një shtet i tërë në eter. Është një shtet i tërë në kompjuter. Transaksionet do jenë online. Marrëdhënia me sistemin do jetë tërësisht online”, deklaroi Rama.
Edhe nje mandat tjeter do te thote edhe 100 mandate se do te thote se opozita ka vdekur,
rezistenca e popullit ka vdekur, shpresat se populli i thjeshte mund ta ndertojne jeten ne
Shqiperi ka vdekur, e keqja ka triumfuar ne menyre definitive, dhe qellimi i rilindjes per
shpopullimin me shpejtesi te Shqiperise dhe mbushjen e saj me krahe pune nga Afrika
dhe Azia do te behett realitet dhe keshtu Atdheu jone do te hynte ne fazen me te erret te
historise se tij, ate te braktisjes nga populli i saje.
Po, po, mos qofte e thene – do thoshte Naimi.
Me date 24 prill do rritej 2500 euro rroga e mesuesve e?
Kurse e mjekeve 8000 euro…..