• |
ide | kryesore

Rusia bën gati vaksinën e dytë kundër COVID-19, e konsideron 100% efikase

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina e dytë potenciale që në Rusi është në zhvillim e sipër kundër koronavirusit të ri (COVID-19), “EpiVakKorona”, pretendohet se është 100 për qind me efikasitet ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga Qendra Ruse e Kontrollit dhe Parandalimit të Koronavirusit, është bërë vlerësim në lidhje me rezultatet e provave klinike të fazës së parë dhe të dytë të kandidatit për vaksinë “EpiVakKorona” të zhvilluar nga Qendra e Hulumtimeve “Vektor”.

Bëhet e ditur se janë vlerësuar efikasiteti i vaksinave në dimensionin imunologjik dhe parandalues. “Efikasiteti i vaksinës EpiVakKorona është në nivelin 100 për qind”, thuhet në njoftim.

Vaksina e parë ruse kundër COVID-19 “Sputnik V”, e zhvilluar nga Instituti i Hulumtimeve “Gamaleya”, ishte certifikuar më 11 gusht 2020, ndërsa vaksina e dytë “EpiVakKorona” më 14 tetor 2020.

 

 

Procesi i vaksinimit të popullsisë në Rusi kundër COVID-19 filloi më 11 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *