• |
ide | kryesore

Si e bëri Anwar Hadid Dua Lipën për vete

-Instant, Paparazzi, Slider



Vëllai i Gigi Hadid Anwar Hadid i vodhi zemrën Dua Lipës duke gatuar një ushqim të veçantë të Lindjes së Mesme për të gjatë karantinës. Modeli impresionoi të dashurën e tij gjatë izolimit vitin e kaluar duke gatuar një Maqluba të shijshme – një pjatë që përmban mish, oriz dhe perime të skuqura.
25-vjeçarja zbuloi se vëllai i Gigi trokiti në zemrën e saj me aftësitë e tij në kuzhinë vitin e kaluar, që me siguri i ka trashëguar nga i ati. Megjithatë, edhe dy motrat e tij janë sgumë të mira në kuzhinë.

Këngëtarja tha: “Karantina në përgjithësi mund të krijonte ose prishte një marrëdhënie, por ne të dy kemi qenë shumë të mirë në respektimin e hapësirës së nevojshme ndaj njëri-tjetrit dhe pastaj të jemi me njëri-tjetrin kur duam të jemi. Ne ndihemi me të vërtetë shumë mirë së bashku dhe ai ka qenë mahnitës. ” Ajo vazhdoi: “Thjesht ka qenë gjëja më e mirë për ne me gjithë këtë kohë të papritur. Unë kam dashur të shkoj në turne dhe kemi patur gjithë këtë kohë për ta kaluar së bashku”.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kaluan pjesën e parë të pandemisë në shtëpinë e saj në Londër dhe më pas shkuan në Los Angeles, ku edhe kaluan Krishtlindjet.
Dua Lipa nuk ishte në dijeni të aftësive të kulinarisë të të dashurit të saj Anwar Hadid para karantinës, duke thënë: ‘Ai është një kuzhinier i shkëlqyer.’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *