• |
ide | kryesore

Vaksinat me pikatore deri në korrik/ Çfarë fshehu kontrata me Pfeizer

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pikat kryesore të kontratës që Edi Rama e shpalli sekret u publikuan në media këtë të martë duke zbuluar edhe çfarë pazari arriti kryeministri me negociimin sy më sy me drejtuesit Pfeizer. Sipas asaj që zbulon gogo.al në shkrimin me titull “KONTRATA SEKRETE E QEVERISË ME “PFIZER” PËR VAKSINAT”, kuptohet se Rama vërtet gjeti një çmim të leverdisshëm, vetëm 12 dollarë për një dozë, po të llogaritet se Bashkimi Europian e bleu për 18 dollarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara në blerjet paraprake e paguan 20 dollarë dozën.
Sipas kontratës rezulton se Shqipëria do të paguajë në total 6 milionë dollarë.

Varhelyi: Do të shihet mundësia për të siguruar vaksinat shpejt edhe në Ballkanin Perëndimor

Një kalendar i mirë vaksinimi duhet të parashikojë nisjen e menjëhershme të vaksinimit masiv, që tashmë ka nisur me personelin mjekësor, pastaj të vazhdojë sa më shpejt me shtresat më të rrezikuara nga covid-19, siç duhet ta përmbajë edhe kalendari sekret i vaksinimit.

Por nuk do të ndodhë kështu. Kontrata që ka firmosur Rama me Pfeizer nuk të lejon nisjen e vaksinimit masiv që në janar. Vëreni me kujdes tabelën më poshtë, ku janë të ndara intervalet në kohë të furnizimit të vaksinave.

Në kolonën e dytë të tabelës tregohet se në janar do të mbërrijnë në Shqipëri pak më shumë se 10 mijë vaksina. Në muajin shkurt do të vijnë pak më shumë se 30 mijë vaksina. Pjesa tjetër, prej rreth 450 mijë dozash, vijnë pas muajit korrik. (Q3-Q4 Quarter 3- Quarter4 2021 ose Tremujori 3 dhe Tremujori4 i 2021)

Pra, për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti, Rama ka siguruar rreth 41 mijë doza vaksinash. Pjesa tjetër, vjen në një kohë të pacaktuar, gjatë gjysmës së dytë të vitit, nga korriku në dhjetor. Prandaj, deri në korrik, qeveria duhet të menaxhojë procesin me këto që ka.

Rama: Kontrata me Pfizer për vaksinat është sekret, nuk do bëhet publike

Në rastin më të mirë, për ditët në vijim mund të nisë një proces vaksinimi, nga i cili do të përfitojnë rreth 130 persona në ditë. Ky proces i avashtë i imponuar nga kushtet e kontratës me Pfeizer, duket se ka qenë edhe arsyeja se përse është mbajtur i fshehtë pakti me kompaninë. Në realitet, Shqipëria ka siguruar pak doza, që duhet të shpërndahen vetëm për pjesën më të riskuar të popullsisë.

Vaksina, Rama vijon sulmet ndaj BE-së: Nuk pa përtej kufijve të vetë

Me furnizimin që ofron Pfeizer, duhet të kalojnë ende disa muaj, deri kur të nisë vaksinimi masiv i popullsisë. Me kaq pak doza në dispozicion, është i kotë edhe një kalendar vaksinimi, ekzistencën e të cilit e vuri në dyshim edhe ambasadori i KE në vendin tonë pak ditë më parë. Me kaq pak doza që ka siguruar Rama, shpresa e vetme mbetet ndihma nga Bashkimi Europian që tashmë ka premtuar të na ndihmojë.©Lapsi.al



4 Comments

  1. Vaksina elektorale!
    BE nuk na ndihmon dot me te tjera, se e kemi shpallur ARMIK TE PARTISE DHE TE POPULLIT!
    T’rroj Partija jon’ heroinike dhe shoku Bastard Kristaqi!

    1. Rrofte gazeta Karandashi me ne krie Namyti Kristaq Paniku!
      Urrrrrrrrraaaaa
      Liri-Demokraci, Liri-Demokraci
      Urrrrrrrrraaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *