• |
ide | kryesore

Yuri Kim në takim me Vitore Tushën: Ka përgjegjësinë e drejtimit të çështjeve të rëndësishme

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka realizuar një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, pak javë pasi ky institucion u bë funksional.

Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme duke nënvizuar se SHBA do të vazhdojë mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi.

“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Yuri Kim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1351535639158775810



5 Comments

  1. V etem nje mendje diabolike mund ta kish kaperthure ne kete menyre sistemin e

    drejtesise. Ja psh. Tussha eshte enetare e GJK qe nga marsi 2008 kur ne baze te kushtetutes

    anetari i GJK ka mandat 9 vjecar pa te drejte rizgjedhje, pra ka 3 vjet pa mandat dhe si te

    mos mjaftonte kjo shkelje e rende e kushtetute kjo eshte edhe kryetare e saj dhe krtetare

    e KED. Duket sikur jemi ne nje shkretetire juristesh dhe e vetmja gamile eshte z.Tusha.

  2. Urime per kete nder qe ju bene Shtetet e Bashkuara te Amerikes zonja Tusha, qe sado me probleme ne kete kohe gjeten kohen per tju pergezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *