• |
ide | kryesore

12 anëtarë të Gardës Kombëtare hiqen nga detyra përpara ceremonisë së betimit të Biden

-Instant, Lajme, Planet



Disa prej rojeve të Gardës Kombëtare të ShBA-së janë pezulluar nga detyra përpara se të mbahet ceremonia e inagurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden. Sipas FBI-së këta roje u larguan nga detyra për shkak të disa shqetësimeve në lidhje me sigurinë e eventit. Në njoftimin e autoriteteve thuhet se dy prej të larguarve kanë bërë komente jo të pëlqyra në lidhje me presidentin, të cilat u cilësuan si tepër partiake dhe ekstremisht të djathta.

Sa i takon 10 anëtarëve të tjerë, ata u larguan pasi FBI bëri një kontroll rrënjësor në të dhënat dhe historikun e tyre duke gjetur përfshirje në dosje kriminale që nuk u panë me sy të mirë.Afro 25000 mijë roje iu nënshtruan një procesi të tillë verifikimi nga FBI dhe më pas u organizuan në terren për të parandaluar trazira të mundshme gjatë ngjarjes historike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *