• |
ide | kryesore

Albin Kurti përjashtohet nga gara e zgjedhjeve të 14 shkurtit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.  Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, kanë bërë të ditur burime të Express brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, liderit të LVV-së i është pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore. Përveç Kurtit, KQZ nuk ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.



5 Comments

  1. Po Konjufca sikur u shpreh para 10 ditesh qe ‘ Me u çu krejt bota nuk e ndalin dot Albinin me kandidu ‘ ..
    Po tani cfare do thote ky Konjufca ?
    Politikane kalamaj , Pa eksperience qe fluturojne me presh ne bythe.

    1. Po mo po i lumte kosoves eshte ala hija e thacit ne gjykata.
      Eshte vendim shume i pa drejte po ai do fitoje bindshem

      1. Kjo s’e ndalon VV të fitojë zgjedhjet me rezultat të lartë , biles ç’do viktimizim i sajë ia rrit më shumë përqindjet.

  2. albin kurtin nuk e do amerika sepse do nji kukull ta perdore per vete ,…..normal se e cliroi vete, ndersa shqiptaret jane thjesht shifra njesoj si tek ne ne shqiperi qe kemi tridhjet vjet qe jemi mocal dhe perpiqemi per peshkun e madh ta kapim , ……..,popull kot ,……..sa ben hije ,……perjashto hajdutet kriminelet dhe imoralet, njerzit normale arratisen nga syt kembet ,,…..e kush mbetet vaj me det

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *