• |
ide | kryesore

Po e pengojnë apo e ndihmojnë Albinin

1, Arkiva, Ide



Ka momente të rralla në politikë, kur kapriçot e fatit janë aq shumë pro dikujt sa i bëjnë edhe kundërshtarët të punojnë pro tij. Kjo fabul po ndodh me Albin Kurtin dhe marshimin e tij drejt një fitoreje të pa parë në zgjedhjet e 14 shkurtit. 

Institucionet e dala prej establishmentit në Kosovë kanë marrë së fundi vendimin për të ndaluar kandidimin e liderit të Vetëvendosjes si deputet, duke u reshtuar përkrah të gjithë gërmadhave të një bote në rrënim që duan të pengojnë të pandalshmen.

Natyrisht, juristët, njohësit e kushtetutës dhe politologët janë të ndarë rreth aspektit teknik të ligjshmërisë së këtij akti. 

Ka nga ata që mendojnë se Gjykata kushtetuese, së bashku me vendimin për të shpënë vendin në zgjedhje të parakohshme, i kapërceu kufijtë e saj me interpretimin pothuajse “ad hominem”, që bëri për deputetët e dënuar. Ka të tjerë që reken të argumentojnë se sado i drejtë apo jo të jetë ky verdikt, ai nuk e prek Albin Kurtin, pasi ai nuk është dënuar me burgim, por me kusht.

Por, pavarësisht nga kjo përplasje, që në një terren si Kosova i ngjan debatit për sksin e ëngjëjve, perceptimi publik për atë që po ndodh është krejt tjetër.

Ai përkthehet me gjuhën e thjeshtë, se një kastë e vogël po përpiqet me ç’do mjet të frenojë një ndryshim të madh.

Pak kush mund të jetë në gjendje të kuptojë se ç’vlerë kanë dënimet penale ndaj Kurtit, kur protestat e tij me gaz lotësjellës shërbyen për ndalimin e një republike të re Serbska?

Pak kush mund ti quajë normale prangat dhe ditët e tij të burgut, në një Kosovë të pavarur, kur gjithë kapsit e shtetit janë të pagjykuar për vjedhjet e bëra?

Në logjikën e këtij linçimi përkthehet edhe rrëzimi me grusht shteti parlamentar që iu bë qeverisë së zgjedhur nga vota popullore e 6 tetorit.

Në këtë vazhdë shihen edhe koncesionet qesharake që ishin të gatshëm të bënin sahanlëpirësit e Grenellit, vetëm për të rrëzuar nga pushteti Vetëvendosjen. 

E domosdo, në këtë optikë do të interpretohen edhe përpjekjet për ta ndaluar Albinin të jetë deputet i parlamenti të ri, apo qoftë edhe më pas, orvatjet për ta ndaluar të rikthehet si kryeministër.

Pra, të gjitha këto përpëlitje, ligjore ose jo, të arsyetuara, apo aspak të tilla, po i bëjnë liderit të Vetvendosjes dhuratën më të mirë që dikush mund të presë në zgjedhje: atë të viktimizimit.

Albin Kurti po hyn në fushatë me aureolën e atij që duan me çdo kusht ta pengojnë të vihet në shërbim të njerëzve, me petkun e atij që nuk po e lënë të ndëshkojë grabitësit dhe oligarkët, me kostumin e të kryqëzuarit prej një pakice që mendon vetëm për interesat e saj.

Votuesit e tij, për të cilët historia e afërt ka dëshmuar se shumohen pas çdo padrejtësie, me gjasë do ta shohin edhe këtë të fundit, si një penalizim ndaj vullnetit të tyre, si një shtrembrim që i bëhet lojës demokratike.   

Pra, edhe përfaqësuesit e politikës së vjetër edhe institucionet që ngritën ata, paradoksalisht, duket sikur po punojnë për fitoren e pashmangshme të Vetëvendosjes. Në këtë kuptim, çdo përkrahës i saj mund të thoshte sot me ironi: “Nuk ka fat më të madh sesa të kesh armiqtë që ka Albini”. 

Por, ajo që ofron shijen frutit të dhuruar për njërën palë, mund ta ketë bishtin mbrapa për Kosovën. Sepse duke e viktimizuar deri në këtë masë Albin Kurtin, duke u vetë diskredituar kaq shumë në këtë proces, kundërshtarët e tij do ta kenë shumë të vështirë në të ardhmen. 

Me municionin që kanë shpenzuar, me plumbat qorrë që kanë shtirë në ajër, ata nuk do jenë në gjendje ta ndalojnë edhe nëse Albin Kurti rezulton më i rrezikshëm se ai që kanë parë në ëndrrat e tyre.  Ata nuk do të kenë më, as kredibilitetin dhe as mjetet, për të shpëtuar qoftë veten, qoftë Kosovën, nga ai që e vizatuan si diktatorin e ardhshëm, të cilit i duhej prerë me çdo kusht rruga e pushtetit.

©Lapsi.al



9 Comments

  1. Po Berati i Buzhalajve,pse nuk po nihet????Gjithmone aktiv,kunder Kurtit,na i qenka mbyll goja??? Apo po pergatitet,me porosite,qe vijojne te marre,prej ustallareve te vet?

  2. Bushat !
    Ti e lavderove gjykaten kushtetuese kur e quajti jo legjitime qeverine Hoti.
    Ti tani na del kunder gjykates.
    Mos je valle gjykates apo kalemxhi ?
    Leri denglat rrotulluese me shprehje kalamajsh,nqs gjykata shpall vendimin qe te gjithe ata qe jane denuar (me burg apo edukim pjatalaresish) nuk do te kandidojne per deputet,duhet zbatuar.
    Qeveria Hoti u quajt jo legjitime sespe nje deputet ishte i denuar(me edukim) kur u numeruan votat.Ben mire qe te alternohesh me Shkullakun .
    Mjere Kosova ne dore te Shkullakut dhe Bushatit,
    Ka mesue nona notin me nje Pukjan.

  3. O Filan Fistiku,jam beqar dhe kam shume eksperience per kedo qe I kruhet.
    Nona nuk e mesoi dot notin se Pukjani u mbyt ne lum.

  4. Vetvendosja eshte e ardhmje e Kosoves. Albini sot per sot eshte orteku qe merr perpara gjithe plehrat e Kosoves. Njerez votoni VV e ardhmja e Albinit eshte ne krye te ketij ndryshimi te madh. Bashkohuni me ndryshimin e deshiruar!

  5. Andi smund te cirresh per shtet institucional dhe kur flasin institucionet kunder interesit tend ti shpallesh armiq se nuk shkon

    Ka nje emer per kte gje, bythqimllik
    Dhe kjo ty andi te ben, well, bythqir

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *