• |
ide | kryesore

Biden reagon pas largimit të Trump: Është një ditë e re për Amerikën

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për herë të parë në Ditën e Inaugurimit, pak momente pasi Donald Trump u largua nga zona e DC për herë të fundit si President.

Joe Biden shkruan në Twitter: “Është një ditë e re në Amerikë”.

Kujtojmë se Trump doli nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si President i SHBA-ve bashkë me zonjën e parë Melania Trump një orë më parë. Ata hipën në helikopterin “Marine One” për të shkuar në bazën ushtarake “Andrews” nga ku do i drejtohen Floridas.

Helikopteri u ul në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë pak para orës 8 të mëngjesit (me orën lokale). Trump do të jetë presidenti i parë në largim në një shekull që bojkoton inaugurimin e pasardhësit të tij.



1 Comment

  1. Po Trump cfare shkruajti ne Twiter ?????? U harrova atij ju fshine te gjitha llogarite ne rrjetet sociale. Bravo Amerika djepi i demokracise. Me keta plerat qe do vine ne pushtet edhe Rusia e Putinit do kete me shume demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *