• |
ide | kryesore

Covid ‘shpartallon’ Australian Open: 72 tenistë janë tashmë në karantinë

-Instant, Sport



Tre persona të tjerë të lidhur me Australian Open, që do të startojë në 8 shkurt u testuan pozitivisht me Covid në Melburn, duke i çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 10. Një lojtar u bllokua sepse ishte në bordin e një fluturimi me një tjetër pozitiv në avion. Dy rastet e tjera janë një lojtar tjetër dhe anëtari i stafit të tij. Aktualisht 72 lojtarë janë në karantinë pasi kanë qenë në kontakt me njerëz pozitivë në tre fluturimet charter që mbërritën nga Abu Dhabi, Doha dhe Los Angeles.

Drejtori Australian Open Craig Tiley tha se 3200 teste janë kryer në më shumë se 1,200 lojtarë, anëtarë të rrethit dhe zyrtarë të turneut. “Ne jemi në ditën tonë të gjashtë dhe deri më tani numrat kanë qenë jashtëzakonisht të ulët dhe nëse ato janë raste aktive shkojnë drejt në hotel,” shtoi ai. Tiley, më pas, kritikoi atë që ai e quan një “pakicë” të lojtarëve të cilët vazhdojnë të ankohen për kushtet e karantinës së hotelit në mediat sociale. “Kulturisht ka një qasje të ndryshme për mënyrën e menaxhimit të virusit,” vazhdoi ai. “Ne jemi krenarë për atë që kemi bërë për të mbrojtur komunitetin. E do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *