• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo e Florentino Perez, takohen në Torino: kjo ishte idea e presidentit të Real

-Instant, Sport

Pas lamtumirës në 2018, më në fund ka ndodhur edhe takimi kokë më kokë, që ka rikthyer buzëqeshjen mes të dyve. Ky mund të jetë përcaktimi i sintezës së takimit të djeshëm mes Cristiano Ronaldo dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Dje numri një i Blancos ishte në Torino për një takim me Andrea Agnellin në të cilin u fol mbi të gjitha për ECA-n dhe perspektivat e ardhshme për botën e futbollit evropian. Por, në të njëjtën kohë, ishte një mundësi për Perez që të shihte përsëri Cristiano Ronaldon e, më në fund, për të shkëmbyer disa fjalë me përzemërsi.


Hera e fundit që të dy ishin parë ishte në mars (i pari) të vitit të kaluar, përsëri në Santiago Bernabeu për Clasico me Barcelonën. Akoma më herët ishte me rastin e cmimit të parë të gazetës Marca të tërhequr nga portugezi në shtator 2019. Mes të dyve kishte momente tensioni të kuptueshëm duke pasur parasysh lamtumirën, në verën e vitit 2018 nga Madrid. Kur, pikërisht, në Kupën e Botës, përqafoi çështjen juventine.


Dje, pra, të dy u kthyen për të biseduar në një mënyrë të përzemërt, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat iberike, por në horizont nuk ka asnjë mundësi që portugezi të kthehet në kryeqytetin spanjoll, me Cristianon që ka pranuar sfidën e Serie A pikërisht për të pasur më shumë stimuj të rinj profesional. Me pak fjalë, ata u takuan, biseduan dhe shijuan një bisedë midis miqve të vjetër dhe të mirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu