• |
ide | kryesore

Detajet/ Çfarë ndodhi gjatë inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA

-Instant, Arkiva, F1, Kryesore, Lajme, Planet



Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara para kreut të Gjykatës së Lartë John Roberts, mbi një bibël të vjetër familjare (127-vjeçare) të mbajtur nga gruaja e tij Jill.

“Betohem solemnisht për të përmbushur me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe për të ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën me sa kam mundësi. Zoti më ndihmoftë “, – tha Biden ndërsa përsëriti formulën dhe u bë presidenti më i vjetër i SHBA që mer detyrën në moshën 78 vjeç, i pari nga shteti i Delaware dhe i dyti katolik pas John F. Kennedy.

Himni u këndua nga Lady Gaga.

Kamala Harris u betua dhe u bë nën-Presidentja e parë femër me prejardhje Afrikano-Amerikane dhe Amerikano-Indiane në historinë amerikane. Harris u betua në dy Bibla. 

Kamala Haris duke bërë betimin si nënpresidente e Shteteve të Bashkuara
“Kjo është dita e Amerikës, demokracia, historia, shpresa, demokracia ka mbizotëruar. Unë kërkoj nga të gjithë amerikanët të më ndihmojnë të bashkoj vendin. Unë do të vë gjithë shpirtin tim për të bashkuar kombin. SHBA kanë shumë për të bërë në këtë dimër rreziku, shumë për të riparuar dhe për të shëruar” – ishin ndër të tjera fjalët e Biden.

“Unë e di që flas për unitetin dhe mund të duket si një fantazi e çmendur këto ditë. Unë e di që forcat që na ndajnë janë të thella dhe reale. Dhe gjithashtu e di që ato nuk janë asgjë e re. Por uniteti është e vetmja rrugë përpara” – shtoi Biden menjëherë pas betimit në fjalimin e tij të parë.

Duke iu referuar pandemisë, ai më pas theksoi se “virusi ka shkaktuar më shumë viktima sesa amerikanët që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore. Ne mund ta mposhtim virusin. Ne do të fitojmë mbi supermacistët e bardhë dhe mbi terroristët e brendshëm” – shtoi ai.

“Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve, do të luftoj edhe për ata që nuk më mbështetën. Bota po na shikon. Ne do të rregullojmë aleancat tona. Ne kemi nënkryetaren e parë femër, Kamala Harris: mos më thuaj që gjërat nuk mund të ndryshojnë. Unë do të mbroj kushtetutën, Amerikën, do t’i bëj të gjitha për ju. Së bashku mund të shkruajmë një histori amerikane të shpresës dhe unitetit. Është koha për guxim”, – shtoi ai, duke nënvizuar se vendi po vihet në një “provë të rëndë” nga pandemia, nga “sulmi ndaj demokracisë dhe së vërtetës”, nga “pabarazitë dhe racizmi sistemik”, dhe “kriza e klimës”.

“Ne do të gjykohemi nga mënyra se si përballemi me këto sfida”, – vazhdoi ai. Në fund mbajti një minutë heshtje për viktimat e pandemisë gjatë fjalës së tij përuruese. Biden përfundoi fjalimin e tij përurues duke premtuar të “mbrojë Kushtetutën” dhe “të mbrojë demokracinë dhe demokracinë amerikane”.

Barack dhe Michelle Obama, George W. Bush dhe gruaja e tij Laura, Bill dhe Hillary Clinton ishin prezentë në Kapitol gjatë betimit të Joe Biden. Nënpresidenti Mike Pence dhe lideri republikan i Senatit Mitch McConnell, dy ish-aleatë të Donald Trump, gjithashtu ishin prezentë në Kapitol.

Donald Trump dhe Melania u larguan më herët nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit duke hipur në helikopterin “Marine One” i cili i dërgoi në bazën ushtarake Andreës jashtë kryeqytetit ku u mbajt një ceremoni lamtumire. Më pas çifti Trump hipi në Air Force One dhe fluturooi në Rezidencën Mar-a-Lago, duke braktisur ceremoninë e betimit të Joe Biden dhe Kamala Harris.

“Kanë kaluar 4 vjet të pabesueshme, kemi arritur kaq shumë së bashku”, – tha Trump në fjalimin e tij të fundit në Uashington përpara se të hipte në Air Force One.

“Ne kemi zhvilluar një vaksinë kundër Covid brenda disa muajsh. Një mrekulli mjekësore”, – tha ai. Mes turmës së vogël ishin të gjithë fëmijët e Donald Trump, nga Ivanka te Tiffany, Eric dhe Donald Jr. Atmosfera ishte më shumë si një tubim sesa një fjalim lamtumire.

Sipas CNN, duke cituar burime nga administrata, Trump la një shënim për Biden në Shtëpinë e Bardhë duke respektuar traditën e presidentëve që largohen. Edhe e Zonja e Parë Melania Trump i udhëzoi ndihmësit e saj të linin një shënim falënderimi për stafin e Shtëpisë së Bardhë.

Tashmë fillon një kurs i ri drejtimi në Shtëpinë e Bardhë. Biden ka premtuar se shumë nga vendimet e Trump do të anulohen. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ore jeni ne vete ju te lapsit.
    Nuk eshte e vertet qe sot u betua biden.
    President eshte akoma trapi.
    Po nuk besuat prisni kur te dal MIRI.
    E tju tregoj se si qendrojn gjerat.
    O MIRI… KU JE?
    DIL E FOL NDRICOJ PAK KETA KATUNARET.

    1. Sa bukur Bushati e Shullaku nuk e permendin fare 21 Ku Sali Berisha e Lulzim basha pushkatuan 4 vete ne mest te bulevardit me duar ne xhepa ne punt te vet

    2. O D-D ketu jam. Mos u bëj merak, çfarë kujton ti se unë do ta qep gojën?! Po kurre! Sa per Trumpin, ai iku, ja futen, po gjërat vazhdojnë me të tjerë. Ketu do te jemi. Qesh mirë ai që qesh i fundit.

  2. Kombi yne thone amerikanet! Bull fucking shit! Mjer ajo popullate native e kontinentit qe iku per lesh nga te bardhet.

    Pse me duket se mban cik era genocid?!

  3. do të shënohej një nga krimet më të rënda dhe të shumëfishta shtetërore në historinë e pluralizmit në Shqipëri, me protagonist të padiskutueshëm Sali Berishën, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia. Garda e Republikës, nën urdhrat verbalë dhe jo verbalë të Sali Berishës, qëlloi rreth 500 herë mbi dhe drejt protestueseve, duke vrarë të pafajshmit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, si dhe plagosur Sokrat Gode, Fatos Mahmutaj, Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli.

    Një krim po aq i rëndës është konsumuar më pas, duke nisur që nga nata e 21 Janarit në zyrat e Kryeministrisë ku u fshinë pamjet filmike, në Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës ku u zhdukën urdhra dhe u manipuluan regjistra, dhe gjatë viteve në vazhdim në sallat e gjyqit, ku vrasjet e u shpallën si pakujdesi, thua se ishin vrasje gjatë një ‘gjuetie’ në pyll. Zëvendësimi gjatë natës i armëve të zjarrit, tentativa për të blerë familjarët e viktimave, kërcënimi i gazetarit të plagosur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *