• |
ide | kryesore

Financial Times: Kush janë njerëzit kryesorë  të  ekipit  të  Presidencës Biden-Harris?

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Figura të rëndësishme nga administrata e Obamës do të kryesojnë  përpjekjen e presidentit të ri të SHBA për të ringjallur ekonominë dhe për të rindërtuar marrëdhëniet me jashtë.

Ekipi i Joe Biden po përgatitet të zhbëjë disa nga politikat kontraverse të Donald Trump me anë të një urdhëri  ekzekutiv, i cili do të publikohet   në ditën e pare të presidencës së re.

Ndër lëvizjet e tjera, presidenti i 46-të amerikan do të rifusë SHBA  përsëri me marrëveshjen e klimës në Paris dhe do t’i japë fund ndalimit të udhëtimit të vendosur mbi disa vende me shumicë myslimane. Ai gjithashtu është zotuar të rigjallërojë një ekonomi të goditur nga pandemia dhe të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët tradicionalë të SHBA, ndërsa përballet me rivalët strategjikë si Kina dhe Rusia.

Këto janë figurat kryesore në administratën e Z. Biden – disa prej të cilëve duhet të konfirmohen nga Senati – të cilët do ta ndihmojnë atë të arrijë këto qëllime.

Të nominuarit e kabinetit:

Janet Yellen, e nominuar për sekretarin e Thesarit

Janet Yellen, 74, ishte gruaja e parë që kryesoi intitucionin e Rezervës Federale të SHBA, nga 2014 në 2018, duke ndërtuar një karrierë si një nga ekonomistët më të suksesshme për  tregun e  punës të brezit të saj. Tani Joe Biden dëshiron ta vendosë  atë në postin e kabinetit të lartë që mbikëqyr ekonominë më të madhe në botë dhe tregjet financiare të SHBA.

Zonja Yellen do të ishte gruaja e parë që do të mbante këtë  detyrë. Duke pasur parasysh rekordin e saj, kualifikimet e zonjës Yellen për të udhëhequr këtë institucion  në USA-n post  Donald Trump, nuk janë objekt dyshimi. Por zyrtarët që I ka lidhur puna me të,  thonë se ajo sjell po ashtu një dimension  njerëzor në vendimet e saj – një tipar i nevojshëm për  ekonominë e dëmtuar nga virusi.

Antony Blinken, i nominuar për sekretar të shtetit

Këshilltari më i afërt i politikës së jashtme të Joe Biden është një fans i Beatles që luan kitarë, i cili  promovoi vlerat amerikane në një  një shkollë të  mesme në Paris, gjatë luftës së ftohtë.

Blinken është një veteran tre dekadash i qarqeve të politikës së jashtme të Partisë Demokratike , i cili ka punuar me Z. Biden në Senat. Një ish-shkrues fjalimesh për Presidentin Bill Clinton, Z. Blinken ishte këshilltar i për cështjet e sigurisë  të Z. Biden kur ai ishte zv President, para se të bëhej zëvendës këshilltar për cështjet e  sigurisë  pranë  Barak Obamës dhe zëvendës sekretar i shtetit.

Teksa  beson në promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, ai është pragmatik dhe i kupton limitet e politikës së jashtme të SHBA.

Lloyd Austin, i nominuar për sekretar të mbrojtjes

Emërimi i Lloyd Austin si sekretar i mbrojtjes ka hasur në kundërshtimin e hershëm nga disa ligjvënës.

Austin – i cili do të ishte afrikano-amerikan i parë që do të shërbejë në këtë rol nëse konfirmohet – është “i kualifikuar në mënyrë unike për t; përballur me sfidat dhe krizat me të cilat përballemi në momentin që flasim “, tha Z. Biden, duke nënvizuar rolin që gjenerali me katër yje në pension do të luante në shpërndarjen e vaksinave kundër  koronavirusit dhe rivendosjen e aleancave amerikane në botë

Sidoqoftë, politikanët në e të dyja palëve kanë shprehur shqetësim rreth kësaj zgjedhjeje dhe ekspertët dolën paralajmëruan rreziqet  e ndërprerjes së traditës së udhëheqjes së këtij departamenti nga  njerëz civilë (jo ushtarakë)  Z. Austin u tërhoq nga shërbimi aktiv ushtarak katër vjet më parë, gjë që bie në kundëerstim me  ligin j ku thuhet se sekretari i  mbrojtjes duhet të jetë jashtë jetës aktive ushtarake prej më shumë se 7 vitesh. Kongresi do t’i duhet ta anashkalojë këtë ligj, gjë që e ka bërë vetëm dy herë në 70 vjet, duke përfshirë Jim Mattis, sekretarin e parë të mbrojtjes të SHBA të emëruar nga Z. Trump.

Merrick Garland, i nominuar për Prokurorin e Përgjithshëm

Joe Biden ka zgjedhur Merrick Garland, gjyqtarin federal të gjykatës së apelit, emërimi i të cilit në Gjykatën e Lartë të SHBA u bllokua nga republikanët në 2016, për të qenë prokuror i përgjithshëm në administratën e tij .

Nëse konfirmohet, Z. Garland, i cili është anëtar i Gjykatës së Apelit të SHBA në Ëashington DC, ai do të drejtojë departamentin e drejtësisë në atë që është bërë një nga rolet më të ngarkuara politikisht të qeverisë në administratën Trump. Z. Biden e ka përshkruar Z. Garland si “një nga juristët më të respektuar të kohës sonë”, duke e quajtur atë “të shkëlqyeshëm, por të përulur, të dalluar, por modest, plot karakter dhe mirësjellje”.

Biden ka thënë se sulmi i Capitol Hill nga mbështetësit e Donald Trump shtoi rëndësinë e zgjedhjes së tij për të drejtuar departamentin e drejtësisë.

Xavier Becerra, i nominuar për sekretar të shëndetit dhe shërbimeve

Biden do të vendosë Xavier Becerra, Prokurorin e Përgjithshëm të Kalifornisë dhe ish-anëtar të Kongresit, në krye të departamentit të shëndetit të SH.B.A. – një pozicion i rëndësishëm teksa administrate e re do t’I duhet të përballet e situatën emegjente të COVID-19.

Becerra nuk është ekspert i shëndetësisë. Por ai ka udhëhequr mbrojtjen juridike të Obamacare, pasi administrata Trump refuzoi ta mbajë atë në fuqi. Nëse konfirmohet, ai do të jetë në krye të këtij departamenti në kohën   kur Gjykata e Lartë do të vendosë nëse akti është kushtetues ose jo,  pranverën e ardhshme.

Ai është gjithashtu i gatshëm të bëhet Latini i parë që kryeson departamentin, duke ndihmuar Z. Biden të mbajë premtimin e tij për të udhëhequr kabinetin  më divers në historinë e SHBA.

Alejandro Mayorkas, i nominuar për sekretar të sigurisë së vendit

Mayorkas, i cili ka lindur në Kubë, do të ishte kreu i parë Latino i departamentit të sigurisë së vendit, i cili është përgjegjës për zbatimin e politikës amerikane mbi imigrimin.

Ai ka të ngjarë të mbikëqyrë një rregullim të ri të këtij ligji, duke zgjeruar programet e imigracionit të ligjshëm dhe amnistisë.

Katherine Tai, e nominuara për përgjegjësen e cështjeve të tregtisë

Joe Biden ka emëruar Katherine Tai, kryekëshilltaren  demokrate të Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve, si  përfaqësuesen  e tij kryesore për tregtinë. Zonja Tai, e cila do të ishte gruaja e parë aziatiko-amerikane që zë pozicionin e kabinetit, respektohet gjerësisht nga ligjvënësit demokratë nga i gjithë spektri ideologjik i partisë.

Një avokat i cili ka punuar më parë për zyrën e USTR duke mbikëqyrur zbatimin e tregtisë me  Kinës, zonja Tai shihet si një politiikane me karakterin e një diplomateje  dhe që meriton të mbrojë një sërë interesash  tregtare në Marrëveshjen e fundit SHBA-Meksikë-Kanada që do të kalojë përmes Kongresit.

Megjithëse Z. Biden ka thënë se investimet e brendshme do të jetë një përparësi më rq madhe sesa nënshkrimi i marrëveshjeve të reja tregtare për administratën e tij, USTR-ja e ardhshme do të duhet të rregullojë marrëdhëniet e dobëta me kryeqytetet evropiane, të vendosë qasjen e një sërë tarifash ekzistuese me  Kinë dhe Evropën dhe të bindë palët  për reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Të emëruarit në Shtëpinë e Bardhë:

Ron Klain, shefi I stafit së  Shtëpisë së Bardhë

Biden ka thënë se Z. Klain, një këshilltar veteran, kishte qenëkishte patur për të një vlerë të pacumar gjatë shumë viteve, duke përfshirë këtu edhe kur ish-zv Presidenti amerikan i Barack Obamës u ngarkua me shpëtimin e ekonomisë në prag të krizës financiare 2007-08 .

Klain ka punuar për Z. Biden në role të ndryshme që nga viti 1986, kur ish-senatori nga Delaëare shërbeu në komitetin e gjyqësorit të Senatit. Ai ishte një këshilltar i lartë i Z. Biden gjatë fushatës 2020 si dhe në 1988 dhe 2008, kur Z. Biden kandidoi pa sukses për tu caktuar si kandidati demokrat për President

Përveç të qenit shef i stafit për  Z. Biden si zv President, Z. Klain ishte koordinator i ekipit përgjegjës pë menaxhimin e situatës që solli virusi Ebola për  Shtëpinë e Bardhë nga 2014 në 2015. Ai gjithashtu ka shërbyer si shef i stafit të ish zv Presidentit  Al Gore.

 

Jake Sullivan, këshilltar i sigurisë kombëtare

Jake Sullivan, zgjedhja e Z. Biden për të kryesuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u zotua të jetë “vigjilent përballë kërcënimeve të vazhdueshme, nga armët bërthamore te terrorizmi”.

Por Z. Sullivan – një ish ndihmës i Hillary Clinton që ndihmoi në hartimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit 2015 bga e cila Trump u tërhoq- ka thënë gjithashtu se Z. Biden i kishte vendosur atij detyrën e “rikonceptimit  të sigurisë sonë kombëtare” në mënyrë që vendimet e politikës së jashtme t’I shërbejnë familjet amerikane.

Ai ka qenë një zë I fortë në ndërhyrjen e  Kinës  në Hong Kong, që tregon se  administrata e Biden do të mbajë  një qëndrim kritik ndaj Pekinit për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Brian Deese, drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar

Brian Deese, një ish zyrtar i administratës Obama i cili punoi në studimin për  investime të qëndrueshme në BlackRock, si menaxher , do të drejtojë Këshillin Ekonomik Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë të Z. Biden.

Susan Rice, këshilltare e politikës së brendshme

Emërimi i Susan Rice për të drejtuar këshillin e politikave të brendshme të Shtëpisë së Bardhë është një veprim i papritur që i jep ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare një rol të rëndë3sishëm  në konceptimin  e politikave  ekonomike.

Biden e kishte konsideruar zonjën Rice, e cila shërbeu si ambasadore e SH.B.A.-së në OKB dhe si këshilltare e sigurisë kombëtare gjatë administratës së Barak Obama, për rolim e sekretares së shtetit, por zgjodhi Antony Blinken, një nga ndihmësit e tij të vjetër. Ky pozicion nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

Ekipi i tranzicionit i Biden ka thënë që zonja Rice do të mbikëqyrë platformën “të rindërtojmë vendin”, të cilën Z. Biden e prezantoi  gjatë fushatës, e cila synon të  rimëkmbë ekonominë amerikane dhe të  bëjë më shumë për punëtorët amerikanë.

John Kerry, i dërguari special për klimën

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do t’i hapë rrugë  caktimit  të  John Kerry në një rol të dedikuar për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Misioni i dhënë ish sekretarit të shtetit të periudhës Obama, i cili ndihmoi në konceptimin  e marrëveshjes së klimës së Parisit 2015, sinjalizon se çështja do të rikthehet  në krye të agjendës së politikës amerikane, edhe pse administrata e Biden mund të përballet me një betejë të ashpër në rikthimin e politikave mjedisore brenda vendit.

Përfshirja e Z. Kerry në cështjen e ndryshimit të klimës daton që nga viti 1992 kur ai ishte anëtar i delegacionit amerikan të udhëhequr nga Al Gore në samitin e parë të Rio Earth, ku ishte vendosur korniza ligjore për marrëveshjen e Parisit. Z. Trump  përgatiti tërheqjen  e SH.B.A.-së nga ajo marrëveshje vitin e kaluar, por Z. Biden është zotuar se SH.BA do të hyjë përsëri në të në ditën e tij të parë në detyrë. Emërimi i Z. Kerry nuk kërkon konfirmimin e Senatit.

 

 



2 Comments

  1. Yellen, Blinken, Garrick, Mayorkas cifute. John Kerry cifut i konvertuar. Burri i Kamales cifut. Gjysma e njerezve kyce te kabinetit jane cifute, nderkohe qe vetem 2% e popullsise jane cifute. Dhe keta gjoja besojne tek “equity”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *