• |
ide | kryesore

Kulisat/ Pse po pengohet Albin Kurti të kandidojë për deputet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Asnjë surprizë nuk vjen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë. Zyrtarisht Albin Kurti nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit për një ulëse në Kuvend. KQZ verifikoi listën e dërguar të kandidatëve për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe iu përmbajt vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilës çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim nuk lejohet që të kandidojë. Albin Kurti është dënuar në janar të vitit 2018 për dy vepra penale, ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe për ‘pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.


Për ironi të fatit ishte vetë Lëvizja Vetëvendosje që çoi në Kushtetuese çështjen e përsonave të dënuar që mbajnë postin e deputetit. Por, pse Vetëvendosja do të ngrinte këtë çështje nëse do ti kthehej si bumerang drejtuesit të saj?


Për të kuptuar këtë veprim të Lëvizjes Vetëvendosje duhet të kthehemi pas shtatë muaj, më 11 qershor të vitit 2020. Partia e Kurtit do të dorëzonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të 3 qershorit për formimin e qeverisë së re të kryeministrit Avdullah Hoti. Vetëvendosja vlerësonte se pjesëmarrja në votim e deputetit Etem Arifi, i dënuar për një vepër penale, e bënte të pavlefshme dhe jo kushtetues votimin në parlament.

“Pjesëmarrja e z. Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, – argumentonte Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione. Ndonëse i dënuar ai kishte votuar pro formimit të qeverisë Hoti në seancën e 3 qershorit.

U deshën gjashtë muaj që Gjykata Kushtetuese, më 21 dhjetor, të vendoste të pavlefshëm votimin e tre qershorit që mandatonte një qeveri me vota minimale, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Kushtetuesja argumentoi dhe vendosi mbi atë çfarë pritej, asnjë person i dënuar me formë të prerë në tre vitet e fundit nuk mund të ishte deputet, dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.

Ndërsa u ra dakord që zgjedhjet të mbahen më 14 shkurt dhe Albin Kurti të bashkohej me Vjosa Osmanin duke garuar bashkë e bërë thirrje se “këto nuk ishin zgjedhje, por referendum”, vloi debati nëse Kurti mund të kandidonte për deputet, pasi mbante mbi supe dy dënime në vitin 2018.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Paç armiqtë e Albinit

Pikërisht sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve bëri fakt atë që pritej. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u çertifikua për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së, së bashku me 46 kandidatë për deputetë nga listat edhe të partive tjera, po ashtu të dënuar në tri vitet e fundit.

Ndërsa Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po kërkojnë të pamundurën, njëri Kryeministër e tjetra Presidente dhe me projeksione që nxjerrin koalicionin e firmosur 6 ditë më parë si fitues të zgjedhjeve, nëse Kurti siguron votat për ekzekutivin, në horizont për të duken zvarritje të tjera. Interpretime të llojit: Nëse Kurti nuk kalon filtrat për deputet, a mund të jetë Kryeministër?    ©LAPSI.AL 

9 Comments

  1. do te ishte me e “aresyeshme” qe Kurti te mos lejohej se ka qene i denuar ne burgjet

    serbe ne vitet 1999-2001 se po me te njejten logjike mund te thuhej se si nje “burgaxhi”

    mund te ulej ne Kuvendin e Kosoves apo te behet kryeminister.

  2. ligjin e ben amerika ,shqiptaret jane kukulla ne duart e tyre,shqiperia ka 30 vjet qe qeveriset nga monstrat,sepse keshtu do amerika , ky eshte popull haxhi qamil , shumkush qe e kupton eshte larguar me kohe dhe largohet dhe tani qe flasim , pamvaresia e ketij vendi me 1912 me se e gabuar ,…..

  3. Mire po ketu tek ne -duhet te jesh .burgaxhi ,trafikant ,hajdut ,kriminel,manjak qe te permbushesh kriteret per -deputet-.

  4. Basha dhe Berisha njihen për përkrahjen e tyre të zjarrtë që kanë pasur për ish presidentin Trump.

    Por pas inagurimit të Biden ata e kanë kthyer menjëherë fletën.Nuk jane kulisa por albini eshte denuar me vendim gjykate te formes se prere,ligji eshte njelloj per te gjithe dhe per ju shpellkare qe shkullaku ju provokon dhe ju direct masturboheni bashke

  5. 10 vite pa drejtësi. Urdhëruesit e pushkatimeve, janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Madje, madje, njerëz të pushtetshëm në politikë, ekonomi, biznes. Quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pushkatuesit janë te lire, te hetuar një pjese, te pahetuar pjesa tjetër, te gjykuar një pjese, te pagjykuar pjesa tjetër, te pandëshkuar te gjithë! Zhdukësit e provave janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Gjyqtarët e këtij krimi, janë të larguar të gjithë nga sistemi i drejtësisë.

  6. do të shënohej një nga krimet më të rënda dhe të shumëfishta shtetërore në historinë e pluralizmit në Shqipëri, me protagonist të padiskutueshëm Sali Berishën, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia. Garda e Republikës, nën urdhrat verbalë dhe jo verbalë të Sali Berishës, qëlloi rreth 500 herë mbi dhe drejt protestueseve, duke vrarë të pafajshmit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, si dhe plagosur Sokrat Gode, Fatos Mahmutaj, Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli.

    Një krim po aq i rëndës është konsumuar më pas, duke nisur që nga nata e 21 Janarit në zyrat e Kryeministrisë ku u fshinë pamjet filmike, në Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës ku u zhdukën urdhra dhe u manipuluan regjistra, dhe gjatë viteve në vazhdim në sallat e gjyqit, ku vrasjet e u shpallën si pakujdesi, thua se ishin vrasje gjatë një ‘gjuetie’ në pyll. Zëvendësimi gjatë natës i armëve të zjarrit, tentativa për të blerë familjarët e viktimave, kërcënimi i gazetarit të plagosur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu