• |
ide | kryesore

Nis ceremonia e inagurimit të Joe Biden si president i SHBA-së (Video Live)

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Nis ceremonia zyrtare e inaugurimit të Joe Biden si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të bëjë betimin pas pak çastesh.

Në një ceremoni këtë herë do të mungojnë njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së COVID-19.

Ekipi i Biden i ka mbajtur turmat në minimum dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.

Komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane në vend të qytetarëve të cilët do të ishin të pranishëm.

https://www.youtube.com/watch?v=FognBPhs5rw&feature=emb_title



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *