• |
ide | kryesore

Pastronin paratë e drogës me fajde, sekuestrohen mbi 5 milionë euro pasuri të dy vëllezërve binjakë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbi 5 milionë euro pasuri që u përkasin dy vëllezërve binjakë, të cilët pastronin paratë e drogës në Spanjë duke dhënë lekë me fajde, janë sekuestruar.

Vëllezërit S.M dhe E.M dyshohet se pastrojnë paratë e drogës në Spanjë duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë lekë me fajde personave V.Sh. dhe E.G.

Dy vëllezërve u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera. E.M.-së deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porsche. Ndërsa S.M.-së i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *