• |
ide | kryesore

Pirlos i kthehen krahët: Cuadrado shërohet nga Covid e grumbullohet për Superkupën

-Instant, Sport



Lajm i mirë për Juve dhe Andrea Pirlon në frontin e lojtarëve të infektuar me Covid-19. Cuadrado në fakt është shëruar dhe është gati të kthehet në dispozicion të teknikut në rastin e ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Napolit për SuperKupën e Italisë. Ishte vetë klubi i Juventusit që ka njoftuar lëvizjen surprizë në faqen e tij të internetit.

“Juan Cuadrado ka kryer, sipas protokollit, dy kontrolle me prova molekulare (tampone) për Covid-19 me rezultate negative. Lojtari, në këtë mënyrë, rezulton i shëruar dhe nuk është më në regjimin e izolimit. Kolumbiani do të bashkohet me ekipin në kampin stërvitor në Reggio Emilia gjatë ditës dhe është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së sotme”, thuhet në shënim. Cuadrado ka rezultuar pozitiv në 5 janar, në prag të ndeshjes në San Siro kundër Milanit. Tani priten rezultatet e tamponeve të De Ligt dhe Alex Sandro, dy lojtarët e tjerët pozitivë të bardhezinjve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *