• |
ide | kryesore

Prokuroria nis hetimet për personin që i vodhi 800 mijë lekë pacientit me covid pas vdekjes

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë më parë, emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin e grabitjes së parave nga portofoli i një pacienti me Covid të shtruar në Spitalin Infektiv.

Djali i pacientit 58-vjeçar tha se pas vdekjes së të atit për shkak të koronavirusit, spitali i ktheu sendet personale të babait, mes të cilave edhe portofolin.

Por mungonin 200 mijë Lekë të vjetra dhe karta e bankomatit së bashku me kodin PIN, nga e cila ishin tërhequr 600 mijë Lekë të vjetra.

Pas këtij denoncimi, autoritetet janë vendosur në lëvizje për të identifikuar punonjësin e spitalit Covid 1 që ka marrë paratë e pacientit.

Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, thotë, se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *