• |
ide | kryesore

Pse bllofet e skandalet nuk i ndahen Edi Ramës

-Instant, 2, Arkiva, Ide



I frustuar nga mungesa e rezultateve të dukshme në 8 vjet qeverisje, Edi Rama ka rënë përsëri dje në kurthin e premtimeve të pambajtura. Ai që premtoi 300 mijë vende të reja pune në mandatin e tij të parë, rezulton me një shifër qesharake (të cilën u mundua ta zmadhojë me formalizimin e të punësuarve ekzistues) dhe për më tepër pa asnjë shpresë se mund ta arrijë si premtim edhe sikur të rrijë 8 vjet të tjera në pushtet. Përpjekja sfilitëse për të shitur diçka që nuk e ka, po e shtyn çdo ditë kryeministrin në veprime e qëndrime që ose e nxjerrin bllof ose prodhojnë skandale.

Manipulimi i trashë me vendet e punës, është vetëm një prej tyre. Tre muaj para zgjedhjeve dhe me dy mandate në krye të vendit, drama e Edi Ramës është bilanci i qeverisjes. Asnjë qeveri para tij, nuk ka qenë në këtë gjendje para zgjedhjeve. Vendet e punës, ulja e varfërisë, rritja e rrogave dhe pensioneve, shëndetësia falas, investimet e huaja, ndihma për familjet në nevojë, zbutja e pabarazisë, shtimi i buxhetit për arsimin e sektorë të tjerë, hapja e negociatave që në vitin e parë të qeverisjes, lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, janë të gjitha premtime të pambajtura. Në kontrast me to, thellimi i varfërisë, kriza e sistemit shëndetësor e arsimor, emigrimi masiv, bllokimi i negociatave, depërtimi i kriminelëve deri në nivelet më të larta të shtetit, korruspioni i shpërfaqur në dhjetra skandale, asnjë investim i huaj i qenësishëm madje dhjetra miliona euro që po u paguhen nga taksat e shqiptarëve investitorëve të huaj, tendera e koncensione nga inceneratorët e deri tek shërbimet në spitale që po përpijnë pjesë të rëndësishme të buxhetit, është tabloja e një qeverisje, për të cilën Edi Rama ka marrë përsipër misionin e pamundur ta shesë duke e ngjyer me bojëra të tjera.

Aq eklatant është dështimi i 8 vjeçarit Rama sa edhe mbështetësit e tij mediatikë më lëkurëpandjeshëm, e kanë të pamundur ta mbrojnë publikisht. Thuajse asnjë prej tyre nuk avokon dot në publik ndonjë të arritur të qeverisë, duke e mbushur këtë boshllëk me sulmin ndaj opozitës, si e vetmja arsye që kryerilindasi të mbetet në pushtet.

Në fakt, në çdo vend normal, kur afron ora e zgjedhjeve bëhet bilanci i qeverisë. Gjykohet menaxhimi katër vjeçar i atij që i janë besuar paratë publike dhe në varësi të rezultateve diskutohet rinovimi apo largimi. I vetëdijshëm se ky gjykim do të ishte i pamëshirshëm me të, kryeministri ka thelluar strategjinë e tij për të zëvendësuar rezultatet konkrete me propagandë dhe spektakël. Duke qenë së një ndërmarrje e tillë është e pamundur, rrugëtimi i çartur i kryeministrit është i destinuar të prodhojë bllofe dhe skandale. Ai është i dënuar të dalë zbuluar sa më shumë rraskapitet të shesë sapunin për djathë.

Edi Rama del nëpër Shqipëri dhe sulmon për shembull rrugët e bëra nga qeveria para tij. Dhe kur do të tregojë ndonjë kilometër që ka bërë në 8 vite, ato ose i shemben ose i përmbyten pa mbaruar ende turi i propagandës. Kryeministri nxjerr ministrat në terren me kaska në kokë për të shpalosur ditën planet 3D të zhvillimit, natën ata u shfaqen qytetarëve në gostitë e kripura të Nusret Beut. Lideri thotë se do i shpëtojë shqiptarët nga Covid sepse falë tij u sigurua vaksina dhe krejt procesi i vihet në dyshim nga një valixhe me 900 copë që s’dihet nga kanë ardhur e si kanë ardhur. Ai bën spektakël në stadium e premton qindra mijëra vaksina, por ndërkohë në 8 ditë arrijnë të vaksinohen vetëm 447 mjekë dhe sasia që premtoi se do t’i vinte në gjysmën e parë të janarit ende nuk ka mbërritur. Flet se do të vinë investime të mëdha të huaja, ndërsa mbërrijnë vetëm faturat e arbitrazhit me miliona që duhet t’u paguajmë ne të huajve. Lë të kuptohet se do pajtojë Greqinë me Turqinë dhe ngel në klasë tri herë rresht me negociatat. U tregon shqiptarëve se falë tij ata po hedhin valle në gojë të ujkut, por e nxjerrin zbuluar reagimet e BE dhe Francës.

Një këshilltar i mirë, jo nga ata që i mbushin mendjen se po shkëlqen me manipulimet e tij, do të duhej t’i sugjeronte kryeministrit se kur nuk ke bërë asgjë, më mirë është të vazhdosh të mos bësh asgjë. Përndryshe, këto tre muaj është e garantuar që do shohim e do dëgjojmë bllofe e skandale të tjera. ©lapsi.al



54 Comments

  1. Te gjitha premtimet e pambajtura qe rendit Shkullaku kane te njejtin burim: mungesen e rritjes dhe te zhvillimit ekonomik.

    Aty burojne moskrijimi i vendeve te punes, mosrritja e rrogave/pensioneve, problemet e shendetesise, mungesa e investimeve te huaja, pabarazia e me rradhe.

    Shkak kryesor, per mendimin tim, eshte kufizimi i lirise ekonomike. Sa permes ligjeve e rregulloreve absurde, sa permes korrupsionit galopant, kudo e ne cdo nivel.

    Keta jane perpjekur ti kompensojne efektet e mungeses se rritjes ekonomike (si rrjedhoje e mungeses se lirise ekonomike) duke toleruar krimin e organizuar, me shprese se do te injektonte likuiditet ne ekonomi.

    Rezultat jane nje tmerr i gjalle, pasi krimi per cdo cent qe sjell, shkaterron 10 te tjere.

    Dhe njerezit qe na duhen ikin perdite nga syte kembet.

    Halli eshte se PD-ja pavaresisht kesaj kasaphane, nuk po tregohet ne lartesine e kerkesave te kohes, e drejtuar sic eshte nga njerez me koken nga e kaluara

  2. Si mund ti mohosh arritjet o Shkullak? Ku ke qene qe nuk i ke pare ?

    – Miliarda euro qe ka fituar keto 8 vjet te duken arritje e vogel ? Po kaq e kapacitetin

    Shqiperia o burre, edhe krejt buxhetin po ta marre per vete i duhen 40 vjet me arrite

    Jeff Bezos, po edhe kaq bereqavers.

    -Po dhjetera mijera te burgozur per fatura 30 mijelekshe si te duken .

    -Po rreth 9000 shtepi te shembura sic e ka deklaruar vete me mburrje ?

    -Po mbi 400 mije te rinj e te reja qe ka larguar nga vendi te duket arritje e vogel ?

    -Po fryrja e administrates publike me mbi 70 mije vende pune vetem per te punesuar

    militante ?

    – Po largimi i Bechettit dhe bechettave te tjere per tekat e tij dhe faturat e arbitrazhit prej

    qindra milion euro te duket pune e vogel ?

    -Po lenia e Shqiperise jashte dyerve te Europes dhe kthimi i timonit drejt “baba dovletit”

    a nuk te duket nje levizje intelegjente?

    O huu o Shkullak, me keso arritjesh duhet nje nate dimri per te ti treguar por une nuk

    do te zbraz timen per te mbushur tenden. Haj tung.

    -Po kthimi mi sistemit te drejtesise ne nje vegel te organizates se rilindjes te duket

    e lehte ty ?

  3. Po lenia e mandateve? Po braktisja e zgjedhjeve? Po perfshirja ne koalicion e figurave teresisht te konsumuara? Po mos denimi i Berishes per zullumet e tij kur ishte ne pushtet? Ka edhe plot te tjera. Ky eshte terreni qe ka krijuar kjo opozite idiote qe do te coje perseri per here te trete Ramen me mavite e tij.

    1. O i paemer i ores 16:32, te duken figura te reja ato te rilindjes? Ruci, Majko, Ulqini, Angjeli, Ahmetaj, Beqja, Brace Balla e sa e sa te tjere te duken te paricikluar? Ne fakt ke te drejte se figurat e reja i ka sjelle Rama. Ka sjelle Ballukun, Spiropalin, tironcin e vjeter nga Terpani Veliaj etj.etj. jane figura te reja, por me zakone shume te vjetra. E dine mire se si futen duart ne buxhet. Jo se Basha eshte burre i mire, por po ta krahasosh me Ramen qe eshte ne krye te kesaj bande, eshte si te krahasosh diten me naten. Prandaj merr ate sufllaqen dhe mos u merr me opoziten, por mundohu e gjej se cfare ka bere mire shefi yt ne keto 8 vite. Gjeje dicka sado te vogel dhe pastaj fol.

      1. Ekipi ndryshohet si reflektim i humbjes se zgjedhjeve. Per sa kohe PS eshte ne pushtet nuk ka pse ta ndryshoje ekipin. Tani let te themi qe zgjedhjet i fitoi PDja.
        Si kminister do jete Luli qe ka qene tre here minster ne qeverine e kalume te PDs.
        Si zv kminister do jete ajo baxhella e LSI
        President do jete Like floriri
        Kryetar kuvendi do jete Sali Berisha.

        Duka i krimit, Nari, Dule greku, Idriz comi, Shehi, Medi gerdeci…. te gjithe do jene ne qeveri dhe neper drejtori. LSI ka per tja kajt nonen tu vjedh.
        Pse ndryshim te duket ty kjo?

        1. Ti me siguri po ta kishe ditur qe ne pushtet do kishte ardhur Gramoz Ruci, nuk do kishe votuar ripjelljen ne 2013, apo jo? Po LSI a nuk ishte pjese e aleances per ndryshim qe ti ke votuar ne 2013? Duke i perseritur perrallat e propagandes, keni filluar edhe t’i besoni mesa duket.

          1. Lale hera fundit qe kam votu ka qene per Besnik Mustafarjn ne Tirane. Po ty te majte e jotja.

          2. Ai, me te vertetet kujton se i beson? Ky i paemri qe shkruan ketu nuk ka aq mend sa t’i besoje se per t’i shtjelluar mendimet as qe behet fjale. Thjesht copy-paste-publikim ate qe i dergojne… Edhe per te kryer kete veprim i eshte dashur te beje kurs njevjecar

      2. Hajvan i vogel. Nuk besoj se Ndoka qenka me i rendesishem apo me mire se Spiropali apo dhe te gjithe mavite. Apo te ka marre malli si mund te vjedhi Mediu apo ndonjeri nga hijenat e LSI. Se ka ndertuar PD nje ndertese prej kashte nuk perse te vije keq qe po i jep pushtetin per here te trete Ramiut. Sa per sufllaqen mos paragjyko kur mund te hame aragosta perndryshe lind e drejta qe dhe ti ta ndryshosh sufllaqen te pakten me tasqebabin.

        1. Po çfarë ka ndërtuar Ramiu o tu mbylltë ?
          Kanë ndërtuar biznesmenë e trafikantë droge grataçela e kanë edhe mediat e tyre që e mbajnë Ramën.
          Rama e buratini i tij Veliaj, vetëm kanë shitur leje ndërtimi me çmimin 20% të kostos së ndërtimit.
          Mendon vërtetë se këto pallate shumëkatëshe të shpërndara në Tiranë si qimet e qoses po ta ngrejnë nivelin e jetesës ?
          A ka ti 2000 euro të paguash muaj për muaj qiranë e tyre ?
          A ke ti para që të blesh një apartament në këto pallate ku metri katror kushton 3 deri në 4 mijë euro ?
          Vetëm nëse je ndonjë bos i trafikut të drogës
          Nuk ngrihet niveli ekonomik i një vendi vetëm duke ndërtuar në mënyrë kaotike grataçela.
          Ekonominë e një vendi e ngrejnë përmirësimi i infrastrukturës rrugore e ajo energjitike si prioritet i parë e mandej investimet e fuqishme në industri që sjellin shtimin e prodhimit kombëtar , punësimin e eksportin.
          Nuk po themi që Shqipëria të prodhojë avionë e raketa, por së paku të zhvillojë industrinë ushqimore, e pse je edhe industrinë mekanike duke ftuar firma të mëdha të huaja të investojnë në Shqipëri.
          Grataçelat vetëm shtojnë importin e grupeve mafioze se vetëm ato duan të pastrojnë paratë.
          Ndërtohen sigurisht në të gjitha metropolet e botës lagje me ndërtesa të larta moderne , por askush nuk i prish lagjet e vjetra me vlera kulturore .
          Sa i takon turizmit, edhe ai një burim i madh të ardhurash, nuk vjen kush në plazhet e Shqipërisë të kthyera në qytete me dëndësi të madhe ndërtimesh të larta deri në buzë të detit.
          Turistët preferojnë hapsira me natyrë e ajër të pastër e jo me gjirrizet e ujrave të zeza që mbushin plazhet e derdhen në det.

      3. o Nafije o qeflie,vertete Rama me Bashen jane si dita me naten dhe dihet qe nata eshte gjumashi Basha,ti jo e jo po as vete Basha nuk gjeti nje emer shkolle te kete bere sa qe kryetar bashkie,lere pastaj tramvajin,keshtuqe ik ha ndonje tollumb se Basha nuk ka per tu bere kurre kryeminister se eshte thjeshte i paafte….

        1. Mesa duket je frymëzuar kur ke parë prapanicat e Ramës të zbuluara e të janë dukur si diell që e kthejnë natën në ditë.

    2. Po mirë mo i paemër që s’ke bythë të tregosh emrin,dhe pretendon të kesh mendimin tënd ti që s’ke personalitet..
      Tetë vjet përse nuk e shfarose këtë pjellë të keqe Sali megjithë shkërdhatat reth tij…apo të duhej…..
      Mbylle atë buçe kur nuk ke fytyrë…..

      1. O naiv i ndershem. Ceta e gjykatesve dhe prokuroreve te emeruar nga Sala eshte kaq e madhe sa edhe kaq sa jane larguar prape kane mbetur shume. Sala nuk ishte kaq budalla sa te mos mendonte per kete dite. Mbase te njejten po ben dhe Rama per te patur edhe ai ceten e tij te drejtesise.

    3. Zullumi me i madh i Berishes eshte qe nuk i shtypi morrat e kuq jugore, dhe sot do te ishim ne Europe dhe jo ne Turqi !

  4. Gerdalla plak i Surrelit erdhi para 8 vitesh cullak dhe po iken plera gerdall po cullak por e ka vjedhur Shqiperin aq shum sa ska ku te fshehi plera cullak????

  5. Kij inatin e foli hakun. Si individ Rama ka qene njeriu me i sukseshmem jo vetem i

    tranzicionit por i krejt historise se Shqiperise. Pa bere asgje ka fitua gjithcka, pushtet

    apsolut dhe nje pasuri perrallore per te jetuar 1000 jete po ti kishte si sheik arabie,

    ka gjet shesh e ka bere pershesh cfare i ka dash qejfi si neper varreza, sikur te mos

    kishte njeri te gjalle ne Shqiperi per t’i ndal doren. Per kete ka te drejte te mburret.

    Por ama si pushtetar, ky eshte me i keqi, me zemerkatili, me i paburri , me i pamorali

    qe Shqiperia ka pasur e ndoshta do te kete ndonjehere.

    Me 25 Prill njerzit duhet te zgjedhin njeriun qe dite e nate punon per vete dhe arrin

    “sukseset” duke rrenuar te sotmen e te ardhmen e shumices se popullsise apo t’i thone

    ‘lamtumire” e kurre mos ardhte nje si ky ne krye te puneve te Shqiperise.

  6. Shkulaku nuk u be kurre gazetar,ngeli pergjegjes I vatres kultures
    Pika e fundit e shurres bie ne breke.
    Rama duhet te iki por kush do vije.
    Shkulaku na jep nje tablo te metash por nuk flet per deshtimin total te PD dhe Metes.
    Absolute qe Rama fiton sepse me Shkulaku nuk shkohet as ne hale.
    Pse fajin e ka babai yt qe je AQ I shemtuar,hajt te nderrojme babain.
    Do ikin ca hajdute dhe do vine ca superhajdute.
    Kush ka moral per udheheqje.

  7. Fatkeqesisht qeverisemi nga nje i semure mendor, nje skizofren, pervecse bastard eterish komuniste!

      1. Bo-bo-bo çfarë antikomunist i vendosur qenke !
        Kur flet me kaq urrejtje për Berishën si “komunist i fundit” që ka 30 vite që e ka hedhur në hale teserën e PP, mendo se çfarë urrejtje të madhe ke për nipin e Spiro Kolekës qe drejton sot ish Partinë e Punës, apo për ish ministrin e fundit të mbrendshëm të diktaturëe emveriste , që sot drejton Kuvendin Popullor.
        Do ta trembësh edhe Zahon e pafajshëm me këtë urrejtje antikomuniste.

  8. Basha dhe Berisha njihen për përkrahjen e tyre të zjarrtë që kanë pasur për ish presidentin Trump.

    Por pas inagurimit të Biden ata e kanë kthyer menjëherë fletën.Shkullak mos e harro supen per shpellkaret e cecenit salih,sot i ke gatuar nje corbe nga ato qe salihu i ka gatuar per 25 vjet kesaj rrace te qelbur shpellkaresh,tani po masturbohen te bodrumet pa di jeni e e lulzimes

  9. Shkullaku qe u qite nbyth per nji pjate me patate te skuqme te koha jone esht bo anal ist. Jep edhe keshilla duke bo ironi 5lekshe.

  10. Qeshni ca me vemjen enveriste te oreve 21:21 dhe qe ne mengjez 06:37 qe mba non-stop Shpellkaret ne goje! Eshte bashk katunari i Mehmet Shehut njefare Ethem Lalaj enverist matuf qe fle e gdhihet me karet e Shpellkareve ne bythe e ne goje.

  11. 10 vite pa drejtësi. Urdhëruesit e pushkatimeve, janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Madje, madje, njerëz të pushtetshëm në politikë, ekonomi, biznes. Quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pushkatuesit janë te lire, te hetuar një pjese, te pahetuar pjesa tjetër, te gjykuar një pjese, te pagjykuar pjesa tjetër, te pandëshkuar te gjithë! Zhdukësit e provave janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Gjyqtarët e këtij krimi, janë të larguar të gjithë nga sistemi i drejtësisë.Vazhdoni masturbimin o shpellkare te cecenit salih

  12. ku veprimtarët e PD, nga qendra në bazë do të ketë një mënyrë sjellje të njëllojtë.

    Madje përcaktohen dhe fjalët që duhet të thuhen në këto takime derë më derë, duke porositur në mënyrë të veçantë që të mos harrojnë kurrë se janë përfaqësues të kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë Lulzim Basha.

    Në udhëzim është përcaktuar se si duhet të jetë toni i zërit, i butë dhe i qetë, si dhe faktin se nuk duhet të ndahet buzëqeshja nga buza.

  13. Shkullaku brilant dhe I sakte si gjithnje.

    Pastaj militanteve te ripjerdhjes nuk u pelqen ,le te mbajne Mero Bazen dhe Frrok Cupin aty tek keta provincial keni perfunduar.

  14. Edi Rama pak dite para 21 janarit 2011
    “Do ta bejme si ne Tunizi” (referuar protestave te pergjakshme ne ate vend afrikan)
    Gramoz Ruci ne parlament pak dite para 21 janarit 2011
    “Vdekjen e keni afer e nuk e shikoni, prapa deres…”

    Me Videon Meta-Prifti dhe me mercenaret e zones elektorale te Tom Doshit Edi Rama u ndersye mbi kryeministri. Per here te pare nga 1997 policet u gjenden nen bresher guresh e hunjsh nga spurdhjaket e Tomes.
    Pas 2 vitesh me 2013 Edi Rama futet ne kryeministri me…Ilir Meten bashke!
    …por cudite ishin perpara…
    Sebepciun e 21 janarit ne Videon me Dritan Priftin ky Edi Rama e zgjedh…PRESIDENT TE REPUBLIKES!
    Ne zgjedhjet per bashki me 30 qershor Rilindja e Rames bek Kryebashkiak ne Mat ish-gardistin e 21 janarit 2011

    Ja pra, se kush eshte 21 janari dhe Edi Rama qe perqyrret sot si kurve per te!

  15. do të shënohej një nga krimet më të rënda dhe të shumëfishta shtetërore në historinë e pluralizmit në Shqipëri, me protagonist të padiskutueshëm Sali Berishën, ende sot i pandëshkuar nga drejtësia. Garda e Republikës, nën urdhrat verbalë dhe jo verbalë të Sali Berishës, qëlloi rreth 500 herë mbi dhe drejt protestueseve, duke vrarë të pafajshmit Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, si dhe plagosur Sokrat Gode, Fatos Mahmutaj, Ilia Papa, Erald Bisha, Ilia Qesku dhe Artes Dybeli.

    Një krim po aq i rëndës është konsumuar më pas, duke nisur që nga nata e 21 Janarit në zyrat e Kryeministrisë ku u fshinë pamjet filmike, në Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës ku u zhdukën urdhra dhe u manipuluan regjistra, dhe gjatë viteve në vazhdim në sallat e gjyqit, ku vrasjet e u shpallën si pakujdesi, thua se ishin vrasje gjatë një ‘gjuetie’ në pyll. Zëvendësimi gjatë natës i armëve të zjarrit, tentativa për të blerë familjarët e viktimave, kërcënimi i gazetarit të plagosur,

  16. Ke haruar një nga skandalet e fundit të Ramës pa ja përmendur o z. Shkullaku.
    E përmendëte Rama para fushatës elektorale Gërdecin , aksidentin ku humbën jetën 25 veta duke ja ngarkuar këtë si “krim” Berishës.
    Kësaj rradhe ka haruar ta përmendë pasi nga tërmeti humbën jetën dyfishi e u shkatëruan 100 fishi i ndërtesave.
    Aksident ishte Gërdeci e aksident apo fatkeqësi natyrore ishte edhe tërmeti.
    Po a do të vdisnin aq shumë njerëz nga tërmeti e do të ishin shkatëruar aq shumë ndërtesa nëse nëpër bashkitë respektive nuk do të kishin qenë drejtues të korruptuar si Gjushi me shokë ?
    Gërdecin e haroi, por ama edhe 21 janarin e kishte haruar qëkurse emroi si sekretar të PS, një gardist që pati shtënë kundër protestuesve.
    Sot dëgjova që dy muaj para zgjedhjeve, u kujtua përsëri për “dëshmorët” e 21 janarit e me kërkesën e policisë së “pa politizuar” , prokuroria do të hetojë përsëri ate ngjarje.

  17. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili kujtoi ato ditë të zjarrta kur qeveria ku ai ishte ministër i brendshëm, shkërrmoqi një grusht shteti të rrezikshëm që kërcënonte direkt kryeministrin Berisha.

    “Edhe pse gjëmonin stilolapsat-top, dhe na vërshëllenin çadrat-kundërajror në veshë, ne qëndruam”, tha Basha, “sepse kishim në krye legjendarin, të pagabueshmin, të papërsëritshmin Sali Berishaaa!”

  18. Deklaratat e tij janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer ish-kryeministrin edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.

    Teksa ai rrëfente ngjarjen, komentuesit e cilësojnë vrasës. Ata i kërkojnë që pas rrëfimit Berisha tw shkonte me këmbët e veta drejt burgut pasi wshtw fajtori kryesor.

    “Dil dhe rrefe si i vrave 4 persona dhe pas rrefimit shko vet me kembet e tua ne burg”, i shkruan një qytetar.

  19. Dje, ish-numri një i qeverisë, ishte “live” në emisionin “Zeni.tv” nga banesa e tij, dhe në sfond kishte biblotekën e tij.

    Ajo që ra në sy dhe që mund të shquhej nga ekrani ishin disa vëllime të udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin.

    Pas shpine, Berisha i kishte renditur disa libra për të, duke lënë të kuptohet se historia e tij e jetës, e kishte impresionuar.

    Me sa dukert dhe e ka impresionuar ne pjesen e dyte te karrieres se tij politike 30 vjecare, duke marre nga Stalini skemen e burgosjes se kundershtareve politike.

  20. E LAGU SE LAGU .NA E LERUAN NENEN SI MAJTAS E SI DJATHTAS.MOS VILLNI HELM KUNDRA NJERI TJETRIT SE ATA POLITIKANET JANE TE GJITHE NJELLOJ(TEK PARLAMENTI I FUNDIT I KEMI AKTORE TRAGJIKO_KOMIK)
    SHIHU LLUKSIN QE JETOJNE..E JU SHANI NJEEI TJETRIN..VAZHDONI,

  21. Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

    Por jo vetëm kaq, vëllezërit Marku kanë lidhje edhe me Partinë Demokratike. Siç duket nga dokumenti i mëposhtëm, njëri nga vëllezërit, Elson Marku ka qenë numërues i parë në Njësinë nr.8 të Lulzim Bashës dhe Jorida Tabakut. Marku është vendosur numërues i parë nga vetë Basha

  22. Vëllai i Hekuran Dedës: Pas vrasjes, na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!

  23. ja kam dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction” sh.p.k. dhe në përfundim ata detyroheshin të kalonin në pronësinë time tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2.

    Të lartpërmendurit më kanë dorëzuar vetëm një apartament me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë dhe sipërfaqet e tjera të cilat duhet të ishin në pronësi time i kanë shitur tek persona të tjerë.

    Veprimet e kryera nga të lart-përmendurit plotësojnë elementët e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 të Kodit Penal.

  24. Lulzim Basha nuk ndalet në përdorimin e fëmijëve dhe të dhimbjes së qytetarëve për qëllime politike.

    Këtë radhë ka përdorur një video të emisionit të Elvis Naçit të tre viteve më parë, ku një kryefamiljar tregon jetën e tij të vështirë dhe të varfër.

    Halli që atëherë është zgjidhur nga Naçi dhe donatorë të tjerë, dhe kryefamiljari thotë se ndjehet mirë, është në punë dhe fëmijët janë tre vite më të mëdhenj!.

  25. Dhjetra qytetarë kanë reaguar në rrjetet sociale të cilët kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.

    “Personi qe ka nxjerr kete shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik ,

    Personi qe e ka derguar ne Burg , sot eshte pjese e strukturave te PD ne Diber

    E ka verifikuar Bujar Nishani,Qazim Gjonoaj kryetar gjykates Diber vitet 80-90

  26. Lulzim Bashën kam ndër mend. Shpresën e madhe për ndryshim në vend.

    Flet sa s’ka, por gjà nuk thotë. I digjet zemra për nji fije autoritet, bërtet shumë mandej e kapin të dridhmet kur ndigjon jehonën e zànit t’vet. Autoritetin që lyp askush nuk ia ep. Asht i gjatë por hiç i naltë. Lakohet, paloset, përdridhet e kacavirret a thue se nuk ka shtyllë. Zellit për pushtet nuk i ndahet si rriqën.

    Për punë kurrkush s’e ka levdue. Rrugën e Kombit e la copa-copa e me nji gropë korrupsioni mà të madhe se 230 miljon Euro. Edhe punën e tramvajës imagjinare ju desht me e lànë përgjysë, e ju përveshë me t’tana forcat themelimit të “Republikës së Re”, por pa u tha boja e parullës, vrulli iu pre përmidis e republika na ra përdhe.

  27. Shoh se ky shkrim brilant i Shkullakut , që duket ju ka djegur mafiozëve trushpëlarë të Ramës, qenka mbushur nga një dorë me fragmente shkrimesh të gazetës së Mero Gëlbazës,
    Ngaqë nuk nuk gjejnë dot argumenta për të kundërshtuar mendimet e Shkullakut, edhe për faktin se e kanë trurin të bllokuar, kujtojnë se mund të krijojnë shumicë mendimi kundër, duke përdorur copa shkrimesh të Mero mavrisë.

    1. Mos ka qeverisur Shkullaku gjë këto 30 vite në Shqipëri ?
      Një gazetar si gjithë të tjerët është e është në profesionin e gazetarit që të thotë mendimin e tij.
      Ty krimb i gjirrizeve kujton se duke e sharrë me fjalë të ndyra si rrugaç, po bën polemikë me te ?
      Nëse ke këllqe, nëse ke tru, nga shkrimi i tij mer diçka e na e argumento me llogjikë e fakte se ai e ka gabim e na jep mendimin tënd prej krimbi.
      Po ti hyjmë hesapve se si i duket dikujt dikush, e cila fytyrë të bën për të qeshur, shiko bie fjala fytyrën e gazetarit italian Bolino duke kruajtur hundën me gishta, që jo të qeshësh, por të të vijë për të vjellë.
      Nëse do të që të shohësh ndonjë skenë qesharake, shiko dy metroshin kryeministër me xhuxhin zv/kryeministër në krah, e nuk ke nevojë të shohësh filma komikë.
      Nëse do të shohësh fytyra primitive katundareske, shiko “bukuroshët” e PS , Gramozin që të kall datën kur e sheh, apo kokën me cepa si kafkat e Neandertalit të Tao Ballës.
      Mandej as ke fare nevojë të shohësh programet humoristike në tv shqiptare.
      Hap ERTV e shiko fytyrën me ngërdheshje të Ramës, shiko si i rrotullon sytë si i çmendur, , shiko se flet në nivelin tënd intelektual , e do të kërnaqesh.

  28. Sepse eshte i lindur me kartele, e mesa duket, ajo kartele do e marre me vehte. Keq na vje, por mjere ne qe e duruam edhe kaqe. NDJESE PASTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *