• |
ide | kryesore

QSUT flet për gjendjen shëndetësore të nxënësve të helmuar në shkollën private

-Instant, Lajme, Të fundit



Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me helmimin e disa nxënësve në një shkollë private në ‘Don Bosko’.

QSUT ka bërë me dije se nxënësit, të moshave 12-14-15 vjeç, janë paraqitur në spital me simptoma të lehta të intoksikacionit si; dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Sipas këtij institucioni situata e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

“Lidhur me gjendjen shendetesore te nxenesve te intosikuar ne nje shkolle dhe qe jane paraqitur ne QSUT:
Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.
Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.
Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim”, shkruhet në reagimin e QSUT-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *