• |
ide | kryesore

Raporti i Eurostat/ Basha shpërthen në akuza ndaj Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv, Basha shkruan se ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.



3 Comments

  1. 100 here te kam thene mos thuaj ka deshtuar Rama, me mire thuaj kemi deshtuar ne.

    Si mund te quhet i deshtuar kur sot ai eshte miliarder, kur ka cdo pushtet, kur

    s’i ben syri terr as per ligj as per kushtetute, kur mbush burgjet per fatura 30 mijelekshe,

    ka shemb mijera shtepi per kokerr te qejfit e s’i ka frike asnjeriu te gjalle ne Shqiperi

    as pjerdh per popull as per opozite. Bravo i qofte. Le ta mbaje pushtetin se i takon.

  2. Jeni te gjithe pergjegjes per kete katastrof qe i keni bere ketij vendi te mrekullueshem.jeni hienat qe e keni shqyer e po e shqyeni kete gazel.jeni kanceri i kesaj shqiperie qe me pak drejtesi do te ishte vendi i jetueshem per gjithe shqiptaret.

  3. Lesh pa qime hajduti radhes, shisni ndonje aset Shqiptar e boni nei lek pa vk se Shqiperia ate pune ka.
    Te lengoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *