• |
ide | kryesore

Realizoi kek me zbukrime në formë penisi, arrestohet pastiçierja

-Instant, Paparazzi, Slider



Forcat e sigurisë në Egjipt arrestuan një pastiçiere e cila përgatiti kek të vegjël (cupcake) me zbukurime në formë penisi për një festë private ditëlindjeje të një klubi sportiv në një lagje të pasur të Kajros.

Si një nga shembujt e fundit të kontrollit të shtetit egjiptian për moralin publik, pastiçierja u arrestua në shtëpinë e saj, fill sapo pjesëmarrësit e festës hodhën foto në rrjete sociale. Media shtetërore raportoi se forcat e sigurisë identifikuan pastiçerinë, pasi morën deklarata nga dëshmitarët okularë. Rasti tërhoqi vëmendjen e ministrit për Rininë dhe Sportin, Dr. Ashraf Sobhy, i cili tha se departamenti i tij do të formonte një komitet për të hetuar incidentin dhe për të ndëshkuar autorët e dyshuar. Pastiçierja u mor në pyetje nga e njëjta gjykatë e cila më parë gjykoi aktoren Rania Youssef për “përbuzje të Islamit dhe shkelje të vlerave të familjes egjiptiane”, pasi komentoi fizikun e saj në një program televiziv. Në qershor të vitit 2020, bellydancer Sama El Masry u dënua me burg për tre vjet dhe gjobë 300,000 paund egjiptian (EGP) për shkelje të vlerave të familjes dhe imoralitet (afërsisht 1,943,000 ALL).

Timothy E Kaldas nga Instituti Tahrir për Politikën e Lindjes së Mesme tha: “Në themel të çështjes nuk është ndalimi i seksualitetit në sferën publike, por është kufizimi i seksualitetit që është jashtë kontrollit të burrave.”

Pas marrjes në pyetje nga prokurorët, gruaja e pastiçerisë u la e lirë me kusht që të paguante gjobën prej 5,000 EGP (afërsisht 32,300 ALL).



1 Comment

  1. Shume mire ja kane bere pasticeres, duhej denuar edhe porositesi. Vlerat morale nuk jane gjera per tu tallur dhe permjerre. Shume veta e keqkuptojne lirine dhe habiten kur pastaj vuajne pasojat. Por dihet qe kjo bote ka marre rrugen e m*tit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *